Organizatorët e protestës kësaj radhe kishin përgatitur një video që u shfaq që murin e ndërtesës së kryeministrisë, e që hapej me kryeministrin Edi Rama duke premtuar furnizimin me ujë 24 orë për vendet. Video vijon me pamje nga Shqipëria me sloganet për të ndaluar investimet në zonat e mbrojtura e për të anuluar ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, që i hapën rrugë ndërtimeve. Video mbyllet me pamje nga Zvërneci me simbolin e flamengove dhe me shkrimin ‘Larg duart nga narta’, ‘Anulo projektin’.
Lajmi kryesor:
Protesta/ Rilexohen kërkesat e Goxhajt drejtuar qeverisë! Për herë të parë, protestuesit kundërshtojnë edhe presidentin Begaj











