Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, ka rrëfyer se ka rrahur dy greke.

Ajo është shprehur në Top Show Magazine që ishte lodhur nga paragjykimet që i bënin sepse ishte shqiptare dhe ka rrahur dy greke. Por Anxhela ka thënë që ai nuk ishte një veprim i bukur nga ana e saj dhe se nuk i kishte menduar mirë gjërat për shkak të moshës pasi ka qenë vetëm 20 vjeç kur ka ndodhur ngjarja.

Këngëtarja tregoi gjithashtu për fillimet e saj dhe vështirësitë që kishte hasur në shtetin fqinj dhe për kohën kur ajo dhe këngëtarja Eleni Foureira punonin bashkë.