Këngëtarja e njohur pranon se ka blerë klikimet: E kam bërë 2-3 herë, konsiderohet strategji marketingu

Këngëtarja e njohur pranon se ka blerë klikimet: E kam bërë 2-3 herë, konsiderohet strategji marketingu

Anxhela Peristeri

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka pranuar se ka rënë ‘pre’ e trendit të blerjes së klikimeve. Ajo e cilëson si strategji marketing dhe e ka bërë në 2-3 raste.

Në një intervistë televizive u shpreh se nuk është e vetmja që zgjedh të blejë klikime për projektet e saj në Youtube.

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë.

Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, tha Anxhela.

Anxhela është ndër të paktat këngëtare që pranon se ka blerë klikime pasi të tjerë mundohen ta kalojnë duke thënë se arrijnë të marrin miliona klikime në vetëm 24 orë falë punës së palodhshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri