Pak orë para finales së Eurovision 2021, Anxhela Peristeri: Pres mbështetjen e shqiptarëve në diasporë për ta ngjitur sa më lart Shqipërinë në këtë edicion

Pak orë para finales së Eurovision 2021, Anxhela Peristeri: Pres mbështetjen e shqiptarëve në diasporë për ta ngjitur sa më lart Shqipërinë në këtë edicion

Anxhela Peristeri

Pak orë para finales së  "Eurovision 2021" në Rotterdam të Holandës, përfaqësuesja shqiptare, Anxhela Peristeri ka rrëfyer emocionet e performancës së sotme. Duke shprehur lumturinë pas kualifikimit të Shqipërisë në Finale, Peristeri i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të diasporës që ta mbështesin atë.

“Emocionet gjithnjë janë në rritje kur afrohet ora e performimit, jam shumë e lumtur që arritëm në finale dhe do e përfaqësojmë gjithë shqiptarët anembanë dhe muzikën shqiptare. Jam shumë falënderues për votat e shqiptarëve në diasporë në natën e gjysmëfinales, sonte gjithashtu dhe një herë pres mbështetjen e tyre për ta ngjitur sa më lartë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët në këtë edicion. Sonte, performoj me numrin 02, dhe shpresoj të marr mbështetjen e gjithë shqiptarëve dhe një herë”, ka thënë Anxhela Peristeri për "Telegrafi".

Anxhela Peristeri do të këndojë e dyta në këtë natë finale, ku në total do të performojnë këngëtarë të 26 shteteve.

Në natën gjysmë finale, Peristeri shkëlqeu me performancën dhe pamjen e saj, duke marrë komente nga më pozitivet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Sondazhet e Eurovision 2021, producenti i njohur amerikan vendos Anxhela Peristerin në krye: Vokal i shkëlqyer

Sondazhet e bëra për fituesin e Eurovision 2021 e rendisin Anxhela Peristeri në TOP 10-shen e një ndër producentëve më të njohur amerikan, Brian Malouf. Producenti Malouf ka dhënë edhe një koment për këngën ‘Karma’ të këngëtares shqiptare, i cili e konsideron atë përrallore e ndërkohë për vokalin e Peristerit shkruan se është fantastik.

“Kënga është përrallore, produksioni është përrallor, e dua. Do të më pëlqente ta dëgjoja në një duet me Andrea Bocelli. Një vokal i shkëlqyer, produksion i shkëlqyer dhe një këngë shumë e mirë!”, shkruan Malouf për “Karma”.

Brian Malouf, një nga producentët më të njohur amerikanë, që ka punuar me Michael Jackson, Madonna-n, Selena Gomez and Miley Cyrus dhe artistë të tjerë me famë botërore ka dëgjuar të gjithë finalistët dhe ka dhënë vlerësimin e tij profesional duke vlerësuar kështu makismalisht performancën dhe vokalin e Anxhela Peristerit.

Festivali më i madh i këngës po transmetohet ‘live’ nga skena e “Rotterdam Ahoy”, në Holandë, në orën 21:00. Garën do ta hapë Qipro dhe menjëherë më pas, performon Anxhela Peristeri, që përfaqëson këtë vit vendin tonë, me këngën “Karma”. 

Ndërkohë, të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojë sonte, në numrin e shtetit ku ndodhen, me kodin 02, në momentin që fillon votimi, që do të njoftohet gjatë spektaklit dhe numrat e telefonave do t’ju shfaqen në ekran! Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.

Ora 18:07
Eurovision 2021, ja si shqiptarët jashtë vendit mund të votojnë Anxhela Peristerin

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në një prej vendeve që janë pjesëmarrëse në Eurovision, mund të votojnë për Shqipërinë këtë mbrëmje të natës finale. Televotimi do të jetë i hapur në fund të 26 performancave të mbrëmjes. Pavarësisht se mund të jetoni në një vend që gjithsesi nuk është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2021, ju sërish mund të votoni.

Të gjithë shqiptarët mund të japin mbështetjen e tyre që Anxhela Peristeri me këngën e saj "Karma" të renditen sa më mirë në klasifikimin e këtij edicioni të 65-të. Kodi i Shqipërisë në garën e ditës së sotme është "2", renditje edhe e radhës që Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e Roterdamit në "Ahoy Arena". Vendet pjesëmarrës ku ka më shumë shqiptarë, Greqi, Itali, Zvicër, Greqi, Maqedoni e Veriut, Mbretëri të Bashkua, dhe jo vetëm tradicionalisht kanë votuar që Shqipëria të renditet sa më mirë në finale.

Më poshtë mund të gjeni numrat përkatës të të gjitha shteteve që janë pjesëmarrëse në Eurovision për të votuar Anxhela Peristerin.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 22/05/2021 18:53

    o zot akoma dergojme kengetare ne eurovizion ....festival idiot

    Përgjigju
  • Kure Vari: 22/05/2021 17:57

    I uroj sukses.por pse dalin me apo pa breke ne nje festival dinjitoz?Sic duket komandojne lart e poshte.Dhe vleresohen per te dyja

    Përgjigju
  • Lui: 22/05/2021 17:31

    Anxhela, ti mire e ke qe ben apel per tu votuar. Por akoma nuk e ke mesuar qe Eurovizioni eshte festival medioker dhe qe cdo gje eshte e paracaktuar ne baze te gjeopolitikes se momentit?! Ose ne baze te influencave te caktuara. Ne cdo kenge ka nje mediokritet te papare sa dhe me shume i kushtohet rendesi skenografise dhe regjise televizive, se sa muzikes, tekstit dhe mesazhit qe jep kenga.

    Përgjigju
    • Roshi: 23/05/2021 00:17

      O bravo Jam dakort! Me vjen keq se e shkreta tha ne tv grek se e kam gjyshin grek e si perfundim 0 pik i dha greqia

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve