Anxhela Peristeri sot në finale, kreu i delegacionit shqiptar nga skena e Eurovision: Performaca e saj skenike e vokale, perfekte dhe dinjitoze! Shqiptarët jashtë vendit ta votojnë në numrin 02

Anxhela Peristeri do të këndojë sot e dyta në natën finale të Eurovision 2021 që zhvillohet në Roterdam të Holandës. Ajo u kualifikua në natën finale pas një performance skenike dhe vokale të jashtëzakonshme që përveç mori komentet dhe vlerësimet nga më pozitivet. Edhe mbrëmjen e sotme zëri potent i Anxhelës dhe performanca e saj energjike në skenë do të jetë prezentë në shtëpitë e çdo shqiptari dhe europian përmes televizionit në orën 21:00.

Në një lidhje me Report Tv nga skena e Eurovision në Roterdam, kreu i delegacionit shqiptar atje Kleart Duraj e cilësoi performacën e këngëtares Anxhela Peristerit mjaft të arrirë, të fuqishme dhe me një kombinim perfekt të performancës vokale dhe asaj skenike.

“Është një performancë shumë dinjitoze, e arrirë dhe me një harmoni perfekte mes vokalit dhe lëvizjeve në skenë. Që në provat e para Anxhela bëri për vete zemrat e publikut dhe medias e kjo u re edhe me kualifikimin e saj në finale për kupën e festivalit europain”, tha Duraj.

Emocionet e Anxhela Peristeri sonte në skenë janë më se të kuptueshëm pasi do të performojë para 3500 spektatorëve  në skenë dhe mbi me miliona shikuesve në të gjithë botën përmes ekranit. Duraj tha se Anxhela do të garojë e dyta me numrin 02, ku çdo shqiptar që jeton jashtë mund ta votojë përmes një sms në numrin që u del në ekranin e medias.

Nëse Shqipëria mund të triumfojë në këtë garë të këngës, Duraj tha se shanset janë të barabarta për të gjithë.

“Mënyra si mund të votojnë është me sms numrin 02 në numrin e telefonit që iu shfaqet në median e vendit ku jeton. Kur arrin në finale të gjitha mundësitë janë në tavolinë dhe je në të njëjtin stad me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Performanca e Anxhelës ishte shumë e arrirë, shumë mbizotëruese dhe ka krijuar një impakt pozitiv tek kushdo. Ju bëjmë të  gjithëve thirrje të votojnë Anxhela Peristeri me këngën e saj Karma”, tha Duraj.

Kënga Karma e Anxhela Peristerit është kompozuar nga Kledi Bahiti dhe shkruar nga Olti Curri.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • astrit shba: 23/05/2021 03:10

    Agron Shehaj eshte njeri i shkolluar per ekonomi ne Itali dhe pas shkollimit ka ardhur me deshire dhe projekte ne mendje per ti ndertuar ne vendin e tij te lindjes.Projekti i tij ka qene shum i sukseshem dhe ka punsuar mjaft te rinj e te reja ne kompanine e tij.Vjennga nje familje vlonjate qe eshte qe i perket te djathtes ne shqipri,ai nuk kandidon per kreun e partise per tu pasuruar ai kandidon per ti dhene rrolin qe i mungon kesaj partije ne spektrin e djathte dhe per ta bere konkuruse te denje deri dhe fituese.Partia qe ai eshte antar i saj pas disa disfatave te humbjeve dhe politikave te gabuara qe ka perqafuar eshte sot ne gjendje te veshtire pa lidership .Ky person i ka te gjitha mundesite per ta ngritur kete force politike dhe per te qene afte per te zhvilluar nje kauze te drejte te spektrit ku eshte e perfshire..Kjo parti qe ne fillimin e krijimit saj ka patur fatin e keq te drejtimit saj nga nje njeri fanatik i spektrit te majte qe ishte ne krye te saj prej vitit 1992 deri ne vitin 2013 qe e perdori partin per vete dhe per te vazhduar ajo qe ndertoj ja dha si dhurate pasatdhsit tij qe e ka shkatrruar.Fitorja e Agronit ne kete kohe eshe shum e nevojshme per kete parti duhet ndyshuar lidershipi ne krye te partise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve