Ronela Legisi, 11-vjeçarja që vuan nga sëmundja e leucemisë nuk do të ketë asnjë problem me përfitimin e ndihmës ekonomike. Pas apelit të bërë në A1 Report, ministri Erjon Veliaj ka siguruar se vogëlushja do të marrë kempin i cili do të rinovohet më 31 Maj kur zhvillohet rikomisioni rutinë vjetor.
A1 Report dhe Shqiptarja.com bënë publik dje zërin e Ronelës e cila apelonte për ndihmë, pasi 5 vite nga marrja e kempit, kjo ndihmë do t’i ndërpritej.
Reagimi i Veliajt ka ardhur pas publikimit të lajmit në A1 Report dhe Shqiptarja.com por edhe pas interesimit të madh të qytetarëve. Pikërisht njëri prej tyre përmes rrjetit social “Tëitter” i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe Ministrit Veliaj ndihmë për 11-vjeçaren Ronela Legisi duke përcjellë edhe linkun e lajmit të Shqiptarja.com.
Statusit të tij i është përgjigjur ministri Veliaj duke garantuar se më 31 maj, 11-vjeçares do t’i rinovohet edhe Kempi.
Nëna e saj ditën e djeshme, gjatë ditëlindjes së vogëlushes Ronela ka apeluar që të ndihmohet vajza e saj pasi në fund të muajit Maj i përfundon edhe Kempi.
Ronela e mbushur me emocione të vetmin falenderim që mund të falë nga zemra është shpirti i saj artistik. Dëshira dhe ëndrra e vetme e kësaj vogëlusheje është të këndojë, të përcjellë tek çdo njeri emocionet që ajo ndjen brenda vetes e të jetojë si moshatarët e saj.
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

@iglimatija @ediramaal @shqiptarjacom nuk ka asnje problem me rastin Igli, ne 31 Maj thjesht ndodh rikomisionimi rutine vjetor. T'flm. EV
— Erion Veliaj (@erionveliaj) April 14, 2015