Apeli i dha vulën Alibeajt, avokati i PD-së në ‘Pa Protokoll’: Momenti që demokratët të bashkohen! Debati jo për selinë, por për legjitimitetin e partisë

Pas vendimit të gjykatës së apelit për të zhbërë vendimin e Agron Zhkurit për çështjen e Partisë Demokratike, Indrit Sefa, avokati i Partisë Demokratike të Alibeajt thotë se tashmë është momenti që demokratët të bashkohen.

Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Sefa tha se ky vendim është një ditë që i shërben PD-së dhe se ka qenë i bindur për vendimmarrjen e Apelit. Sipas Sefës, debati nuk është për selinë e PD-së, por për legjitimitetin e organeve të Partisë Demokratike. Avokati i PD-së sqaroi se grupi i Alibeajt, do të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa i bëri thirrje palës tjetër të bëhen bashkë për 14 majin.

‘Është një ditë që i shërben PD-së. PD patjetër do marrë vendimmarrje për tu regjistruar në zgjedhjet e 14 majit. Beteja është përballja me Edi Ramën është një moment fillestar për të gjithë palët që të gjejmë hapësira për të dalë përballë Ramës me kandidaturat. Është çështje teknike, përfaqësimi ligjor i ka të kapërcyera. Do marrim pjesë në zgjedhje do jetë vendimmarrja e organeve kolegjiale që do të mblidhet shumë shpejt. PD do regjistrohet në KQZ. Të jeni të bindur se për çështje teknikalitetesh nuk mund të jem unë, por janë përcaktimet ligjore që janë në fuqi dhe që organet shtetërore janë të detyrueshme për tu zbatuar. S’ka fitore në këtë vendimmarrje. Kam qenë i bindur për vendimmarrjen e Apelit dhe mendoj se e gjithë retorika ime ka qenë në këtë drejtim dhe kam qenë konseguent për vendimin që kam marrë.  Ndihem mirë për rezultatin e procesit gjyqësor, por është një moment që do të shërbejë për bashkimin e demokratëve.  Debati nuk ka qenë kurrë për seli, por për legjitimitetin e i organeve të PD-së. Nuk ka qenë kurrë qëllim vula.  Në këtë moment jemi në këtë fazë do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të bashkuar spektrin opozitar. Kemi dy platforma bashkimi dhe mendojmë se vetëm nëpërmjet bashkimit mund të sjellim një alternativë fituese. Kjo nuk është një fitore por një moment për reflektimin e palëve në këtë proces të tejzgjatur.’- tha Sefa.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi sot rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datë 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. Nga ana tjetër PD e Berishës ka afat 5 ditë që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë