Pasi mori zyrtarisht vulën dhe logon e Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi kryesinë ndonëse nga arresti shtëpiak ku ndodhet prej 30 dhjetorit.
Anëtarët e kryesisë së PD, u mblodhën në selinë blu ndërsa lideri I tyre iu bashkua mbledhjes përmes platformave online, ku u bëri thirrje demokratëve për bashkim në një front të vetëm opozitar.
Ne mbledhjen e sotme kryesia vendosi të thërrasë edhe Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, të premten e 28 qershorit, ndërsa në funksion të aksionit opozitar Berisha thirri edhe një protestë kombëtare në 12 korrik.