Apeli i dha vulën grupit të Alibeajt, Berisha: Ndahemi përfundimisht nga këta bashkëpunëtorë të Edi Ramës

 

Pasi Gjykata e Apelit i dha Partinë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se do të ndahen përfundimisht nga grupi i tyre. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se nuk bashkëpunojnë me grupin e Alibeajt, duke i akuzuar si bashkëpunëtorë të Edi Ramës.

Disa deputetë nga grupi i Alibeajt kanë bërë thirrje që kandidatët e primareve të dalin në zgjedhje me logon e PD-së dhe të dalin vetëm me një kandidat, por Sali Berisha tha se demokratët duhet ët votojnë vetëm kandidatët e primareve.

“Në të gjithë këtë proces që ne kaluam, duke patur një mori faktorësh kundër, ne armë të vetme kishim lirinë. Ne vendosëm të rikthejmë lirinë, vlerat e saj në partinë tonë, me qëllim që ato ti rrezatojmë nesër në shoqërinë shqiptare.  Rivendosëm votën e lirë në piedestal në partinë tonë, për ta vendosur atë siç e kemi patur dikur në piedestal në shoqërinë shqiptare. Asgjë nuk e ndëshkon një popull se sa mungesa e një vote të lirë. Dhe kjo sigurisht e tmerron armikun e kësaj vote, Edi Ramën.

Sot PD-ja pas vendimit antikushtetues, antiligjor të Edi Ramës ndodhet para një përgjegjësie të madhe, për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij qëndrimi të Edi Ramës. Por sot duhet të jemi të hapur. Në vendimin e tij Edi Rama, u shërbye nga dy pengje, si të doni ju themi, por dy persona të cilët luajtën rolin më të ulët, kryen veprimet, u përdorën për të kryer veprimet më antikushtetuese të pluralizmit, ata janë kryekëput vasalë të Edi Ramës.

Për interesa të tyre, dhe si peng të tij, i lejuan vetes të bëhen vegla kundër pluralizmit politik në Shqipëri. Ata i lejuan vetes të bëhen vegla për vendime që rrallë mund të gjindet ndonjë autokrat që mund ti ketë marrë në këtë mënyrë.  Ata u bënë në një kohë kur Edi Rama është sot kufomë politike, në një kohë kur Edi Rama nuk ka shpëtim, Edi Ramën e pret fati i McGonigalit, aq të detyruar ishin ndaj tij, aq sa në një rol të shpifur u bën instrumente të atij vendimi.

Këta dy persona, nuk kanë dhe nuk mund të kenë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Këta janë një histori që tejkalon në këto 30 vite çdo histori të turpshme në politikën shqiptare ndaj dhe PD-ja ndahet në mënyrën më përfundimtare me këta bashkëpunëtorë, në krimin më të rëndë antikushtetues të Edi Ramës.

Nga këta të marrë peng, të cilët i shërbyen apo i shfrytëzoi Edi Rama për vendimin më armiqësor, në këto 30 vite ndaj pluralizmit politik në Shqipëri. Në këtë kontekst Këshilli Kombëtar duhet të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar ndaj tyre. Në këtë konteskt, i bëj thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së. Sot ka vetëm një PD në Shqipëri dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj, është partia e pamposhtur. Gabojnë shumë rëndë ata të cilët mendojnë se me vendime antikushtetuese duke marrë vulën e saj, do mund të mposhtin këtë forcë politike, kurrë jo”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Vendimi i Apelit/ Berisha pa parti, firmos si kryetar i PD kërkesën në KQZ për 14 majin! Kandidatët do të regjistrohen me koalicion, s'ka 'të pavarur' as bashkëpunim me Alibeajn


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë