SHBA dhe OSBE: Bëhuni bashkë për reformën, të gjitha partitë në zgjedhje (VIDEO)

SHBA dhe OSBE i kanë bërë thirrje politikës shqiptare për tu bashkuar dhe për të punuar në interes të qytetarëve. Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt deklaroi se po kërkohet po nxitet dialogu mes palëve politike në vend, në mënyrë që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones i ka bërë apel aktorëve politikë shqiptarë të bëhen bashkë, të ulen të gjejnë gjuhën e dialogut, dhe të finalizojnë reformën zgjedhore. E përlotur, duke kujtuar një histori personale mjaft të dhimbshme, atë të vdekjes së nënës së saj nga kanceri, Leyla Moses-Ones, kërkoi që politika të bashkohet në të mirë të interesit publik.

"Diplomatët janë gjithashtu qenie njerëzore. Dhe unë do të doja të ndaja diçka thellësisht personale. 12 vjet më parë në këtë muaj humba nënën time për shkak të kancerit. Ne e dimë se diagnoza e kancerit është tragjike dhe zemërthyese për familjet, për pasojë asnjë punëdhënës nuk duhet të ndëshkojë gratë që luftojnë më ketë sëmundje të tmerrshme.

Studimi i bërë publik sot tregon edhe mundësi për drejtuesit e Shqipërisë që të punojnë bashkë për të përmirësuar situatën për gratë në Shqipëri, veçanërisht atyre me kancer gjiri. Shpresoj që kjo do të jetë një fushë e përbashkët ku ju drejtuesit  politikë të Shqipërisë të mund të mblidheni së bashku, të bashkoheni për ta çuar vendin përpara. Kur ju të lini mënjanë dallimet tuaja dhe të bashkoheni në të mirë të publikut, do ta drejtoni këtë vend me frymëzim, ju gratë e Shqipërisë mund të jepini shembuj për vajzat e reja, udhëheqësit e ardhshëm të këtij vendi, dhe gjithashtu për kolegët tuaj meshkuj. Kështu që koha është tani dhe mundësia është këtu, udhëheqësit shqiptarë duhet të punojnë bashkë për të dhënë shembull të shkëlqyeshëm për qytetarët tuaj, zhvillim ekonomik, paqe dhe siguri, dhe ndoshta edhe reformën zgjedhore. Të gjitha këto janë të mundura me drejtues të mirë në krye, me një bashkim përpjekjesh", tha kryediplomatja amerikane në një mëngjes pune mbi "Gratë në Politikë", ku ishin të pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, deputetë dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu.

Ambasadori i BE Luigi Soreca kërkoi më shumë vëmendje dhe më shumë politika mbështetëse për gratë e prekura nga kanceri.

 “Në fakt kanceri i gjirit është më i përhapur në BE. Ndërkohë në Shqipëri janë 7700 raste të reja në vit. Kjo e rendit Shqipërinë në vendin e 88. Ne ju bëjmë thirrje palëve të lexojnë këto rekomandime dhe t’i bëjnë pjesë të punës së tyre. Ne po përgatisim një program të ri që do të fokusohet të kjo cështje”, tha Soreca.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi: 17/04/2019 08:27

    ketu ka cudi...po me vetingun ne polici ..si ka mundesi qe u harrua dhe as po behet....

    Përgjigju
  • Erik: 16/04/2019 11:42

    Mire e ke, po ketu luftohet per karrige jo per te miren e vendit. Pakica do t'i imponohet shumices me forcen e muskujve dhe jo te arsyes. Kur shohin qe aksionet e tyre nuk perkrahen nga masa, kalojne ne plan tjeter ta djegim fare vendin. Mjeranet qe u shkojne nga pas si te verber jane fatkeqesi edhe me e madhe se vete politikanet e papergjegjshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin