Apeli i GJKKO dënon me 800 mijë lekë gjobë ish-deputetin Artur Roshi, akuzohet për shpifje dhe fyerje! Çfarë bëri 2 vite më parë para banorëve

TIRANË- Një status i bërë 2 vite më parë në Facebook i ka kushtuar 800 mijë lekë ish-deputetit Artur Roshi, dënimi për të cilin është dhënë sot nga Apeli i GJKKO pasi akuzohet për shpifje dhe fyerje. Gjobën do të duhet ta paguajë me këst 25 mijë lekë për 32 muaj.

Vendimi vjen për një status të bërë më datë 17 maj 2020 nga Artur Roshi, i cili akuzonte Ardit Cikulin e kishte bllokuar rrugën përballë shtëpisë së tij, duke penguar qiraxhiun e tij që të mos kalonte dhe kishte prerë ujin e pijshëm që furnizohej objekti i tij. Sipas Roshit, Cikuli ishte justifikuar se linja e ujit kishte kaluar në pronën e tij. Statusi i tij në Facebook erdhi pas videos ku shfaqej në momente tensioni duke hedhur blloqe në tokë dhe ofendonte banorët me fjalë të papërshtatshme, të cilat nuk mungonin as në shkrimin në rrjete sociale, pasi e akuzonin se po ndërtonte pa leje në një pronë publike.

Nisur nga kjo, Cikuli e denoncoi për shpifje. 

Ardit Cikuli kufi me pronën time,që i digjet shpirti për pronën publike,i cili pretendon se rrugën e ka personale dhe para disa ditësh kishte bllokuar rrugën,duke lënë makinën e tij në mes të rrugës që qiramarrësi i objektit tim të mos kalonte.

Ardit Cikuli që punon si drejtor i filialit të FiBank në Sarandë para disa ditësh kishte prerë ujin e pishëm që furnizohet objekti im sepse linja e ujit na paska kaluar në pronën e tij. Ky veprim është jo vetëm një vepër penale(e dënueshme nga ligji),por edhe një vandalizëm që nuk justifikohet as në përrallat e fëmijëve,e cila personifikohet me kuçedrën.

Të terrorizon fakti se një drejtor filiali banke,që nuk e zë gjumi për pronat publike,linjën e ujësjellësit nuk e quan pronë publike. Të vjen keq kur shikon një vend të bukur si Saranda,që ka edhe njerëz të tillë që në mënyrë djallëzore përdorin abuzivisht opinionin publik. Aq më tepër kur ky opinon publik krijohet i rremë nga klientë të bankës ku ai është drejtor filali.

Nervozizmi im ishte se inspektori i Bashkisë që erdhi thoshte se nuk e njoh këtë Leje,(të lëshuar po nga Bashkia,institucioni për të cilin punon),sepse nuk arrij ta konceptoj këtë logjikë,a-logjike. Absurditet që ndoshta mund të justifikohet me marrëdhënie,favore dhe interesa ndërpersonale. Perceptimi i tij se “shkarkimi” i bordurave të betonit për trotuarin ishte i jashtëligjshëm më shokoi. Duke shkruar këto rrjeshta,po mendoj për emocionin që më përfshiu,dhe sërish them se në zhargon ata do të ishin b.q.lulishtesh edhe në se unë do ta kisha kontrolluar emocionin”, shkruante aso kohe Roshi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi