Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive mbi 400 mijë euro të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij

Gëzim Çela

Apel i GJKKO-së ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të Gëzim Çelës dhe të afërmve të tij. Ka qenë ish-gruaja e Çelës, Miranda Thartori që ka ankimuar vendimin e GJKKO për sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 400 mijë euro.

Bëhet fjalë për 1 dyqan e 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro të ish-gruas, si edhe llogari bankare e 2 makina të të vëllait Naim Çela të cilat i vunë në sekuestro në mars të 2024. Në sekuestro është vënë edhe një shoqëri tregtare e ortakut të Çelës, bashkë me 10 makina.

Ankimi nga Thartori u bë më datë 17 të këtij muaj, ndërsa sot trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Daniela Shkira (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), lanë në fuqi sekuestrot.

Njoftimi i Gjykatës: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “***”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi: -          Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “***” sh.p.k. dhe M.Th.

Kush është baroni i drogës, Gëzim Çela

Ish-oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela, i njohur ndryshe “Baroni i Drogës”, në masa të rrepta sigurie u ekstradua më 7 mars 2024 nga Kosova në drejtim të Tiranës, pas arrestimit në fillim të dhjetorit në fshatin Dardani të Ferizajt.  55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht 2023 u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi