Apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila u bëri apel partive të nxjerrin kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 15 prillit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.
“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë u pyet edhe për emra të veçantë, si Gledion Rahovica që ka kaluar nga LSI tek PS, por theksoi se emrat janë çështje e procesit.
“Nuk bëj komente për emra të veçantë sepse emrat e veçantë janë çështje e procesit të vazhdon. Në fund do të dalë lista duke u bazuar dhe tek puna që secili bën deri tani që flasim. Duke u bazuar tek një skuadër, kështu që është e kotë të merremi me emra të veçantë”, tha shefi i maxhorancës.
Lajmi kryesor:
Deklaratat e Kim për pastërtinë e kandidatëve më 25 prill, Rama: Përgjegjësia është individuale, nuk ngremë sallë torturash për të nxjerrë nëse dikush fsheh diçka
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.6%
-
Jo
27.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 880
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Dikush e vodhi, por kush? Gazidede apo Gazibardhi?
31 Mars, 15:19
-
Kandidatja e Fierit ironizon sërish Bardhin nga mitingu i Athinës: Kam ardhur t'ju flas për ty, do të tregojnë vendin në 11 Maj
31 Mars, 15:07
-
Do shkrijë SPAK me Gjin Gjonin? Berisha: S'mund të vazhdojë kështu, amniston krimet elektorale! Sulmon edhe gjyqtaren Gjoka
31 Mars, 14:03
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
Në kërkim për moskallëzim krimi, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë
31 Mars, 13:20
-
Rama poston videon me bufat, ironizon Berishën: Në rrjedhje të lirë
31 Mars, 12:35
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
Pamje fantastike/ Flamingot rikthehen në Lagunën e Nartës
31 Mars, 11:55
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua e PS, për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian
31 Mars, 09:07
-
Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi!
31 Mars, 08:07
-
Media britanike “Express”: Befasohuni nga plazhet spektakolare dhe të qeta të Durrësit
31 Mars, 07:48
-
16-vjeçari kapet duke drejtuar automjet të vjedhur në Vlorë, policia e ndjek në rrugët e qytetit për 30 minuta
30 Mars, 21:24