Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Redjan Rrajën, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Redjan Rrajën, i vetmi i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në burg Redjan Rrajës, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj teksa lëvizte në makinë me të "fortin e Sukthit", Landi Muharremi dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, që ishte shofer i prokurorit dhe më pas gjeti vdekjen në spital nga plagët.

Nëpërmjet avokatit të tij, Rraja apeloi vendimin e shkallës së Parë që më parë kishte caktuar masën e “arrestit në burg”, dhe kërkoi në Apel lirimin nga qelia, pasi pretendonte se nuk ka asnjë provë që ta lidhë me ngjarjen e ndodhur pasditen e 1 nëntorit.

Por Gjykata e Apelti ka hedhur poshtë këtë kërkesë. Kanë qenë dy prokurorët e çështjes Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, të cilët për Redjan Rraja kanë kërkuar arrest me burg deri në mbylljen e hetimeve pasi dyshohet se është një nga autorët e atentatit 

Sipas prokurorisë gjurmët e gishtave të Redjan Rrajës, të fiksuara në një palë syze të gjetura brenda në makinën e autorëve të krimit, kanë bërë që Rraja të zbulohet dhe më pas të arrestohet në ikje e sipër nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

Vijon...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/11/2019 08:53

    A do arrestohen dhe shtazët që therrën nje krijesë të pafajshme tek vendi si kurban për horrllëkun e horrllëkut që horrllëku të vazhdojë të egzistojë apo nuk pyet askush për të tilla gjëra?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…