Apeli i Sarandës:Përmes tmerrit tim
në Kosovë, ju lutem kuptoni Sirinë

Apeli i Sarandës:Përmes tmerrit tim<br />në Kosovë, ju lutem kuptoni Sirinë
Saranda Bogujevci është qëlluar me 16 plumba nga lufta në Kosovë, e cila fatkeqësisht i mori para syve gjithë familjen.

Saranda ishte fëmijë kur lufta i la një njollë të pashlyeshme tmerri dhe frike që siç dhe ajo shprehet do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.
 
Saranda, tashmë një vajzë e rritur, dëshmitare e një masakre njerëzore ka sjellë në dritë historinë e saj pikërisht në çastin që bota po lëngon nga plaga Siri.
 
Ashtu si ajo u njoh për botën, një fëmijë pa emër që u masakrua diku atje larg në Kosovë edhe Siria është për superfuqitë Europiane, një realitet i largët me fëmijë anonimë të terrorizuar, për të cilët njerëzimi është kujtuar shumë vonë.
 
E pashpresë dhe e pafuqishme përballë padrejtësive ndaj të pafajshmëve me të cilat përballet çdo ditë, Saranda pyet:”Pse nuk ndërhytë më herët?”
 
“Kjo është një fotografi e imja gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Për botën isha një fëmijë i luftës shkatërruese në Kosovë, pa emër dhe pa historinë mbi atë që i ndodhi familjes sime.
 
Unë isha fëmija që u qëllova me 16 plumba, një fëmijë që kam parë familjen të vritej para syve të mi. Tani shikoj fëmijët në Aleppo, ata njihen si fëmijë të cilët torturohen, vriten dhe traumatizohen.
 
Kam pasur shumë diskutime rreth ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, po ne u liruam në fund, por do të jem e frikësuar deri në fund të ditëve të mia me kujtimet e fundit të familjes kur i pashë me copëza mishi të coptuar nga plumbat dhe të shpërndarë ngado.
 
Kështu nisa të pyes për shumë gjëra. Njerëzit në Bosnje kishin të njëjtin fat, pse s’u ndërhy më herët? Njerëzit në Kosovë patën të njëjtin fat, pse nuk u ndërhy më herët? Njerëzit në Siri patën të njëjtin fat, pse nuk u ndërhy më herët?

Nuk mund t’i justifikoj superfuqitë për mosndërhyrjen, ata i lanë familjet të shkatërrohen dhe fëmijët të vdesin, ndërsa ata që patën fatin të mbijetonin i lanë të frikësuar për gjithë jetën, ashtu siç jetoj edhe unë sot.

Më pas pyes, cila është rëndësia e mbijetesës sime kur çdo ditë jam dëshmitare e padrejtësive dhe kjo më bën të ndihem e pashpresë dhe e padobishme ndaj kësaj padrejtësie kundrejt të pafajshmëve”,
ka shkruar Saranda Bogujevci.

Saranda Bogujevci
  Në foto Saranda tani dhe fotografia në sfond Saranda gjatë luftës në Kosovë

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot