TIRANE-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila la në fuqi vendimin për pushimin e dosjes së Lulzim Bashës.

Balla deklaron se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë,  nuk i ka dhënë pafajësi Lulzim Bashës, thjeshtë ka vonuar drejtësinë. Balla paralajmëron se faktet do të paraqiten në një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

"Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar drejtesine. 

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
dokumenti i parë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
dokumenti i dytë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim" tha ai.