Gjykata e Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur përfundimisht pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashë dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi për çështjen e falsifikimit të formularëve.

Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi. Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.

Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, por gjykata e Apelit vendosi përfundimisht mbylljen e kësaj dosje pasi prokuroia nuk paraqiti prova të reja.

Më herët avokati i Bashës, ish-deputeti Eduard Halimi u shpreh se palët edhe pse apeluan vendimin e shkallës së parë, nuk paraqitën asnjë provë 

Historia e dosjes së lobimit

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Por kush fshihet pas kompanisë “Biniatta Trade”, që rezulton fantazmë e regjistruar në parajsat fiskale dhe cfarë e lidh me rusët? (lexo ketu). Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata.