Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, PS u përgjigjet akuzave të Berishës: Politikan i vdekur, s'ndërhyjmë në çështjet e tyre të brendshme! I ‘zbatojnë’ vendimet vetëm kur i pëlqejnë

Një ditë pasi Apeli vendosi të zhbëje vendimin e Zhukrit dhe të kthejë sërish çështjen e vulës së PD-së në Gjykatën e Shkallës së Parë, kryetari i grupit parlamentar të PS ka komentuar akuzat e Berishës për kryeministrin Rama. Pretendimet e Berishës, Balla i sheh si të turpshme ndërsa sa i takon vendimit të djeshëm, Balla tha se Partia Socialiste nuk merret me çështje të brendshme partie.

“Isha i sigurt që s’do i shpëtoja një pyetjeje të tillë edhe pse nuk kemi komente për çështje të brendshme. Arsyeja tjetër që nuk dua të komentoj sepse vendimet e Gjykatave nuk diskutohen por zbatohen. Ju e dini që këto lloj vendimesh mund t’i japin vetëm Gjykatat. Duhet të kishte qenë vullneti i palëve brenda partisë që çështje të tillë ta kishte të bërë më parë.

Kur këta akuzojnë se vendimi për të shpallur Non Grata Sali Berishën është marrë nga Rama ky është një turp i madh. Degradim i përditshëm i një force politike, të një politikani të vdekur. E vërteta është që këtu bëhet fjalë për një problem në familje.”- tha Balla

Duke komentuar ‘tymnajën’ e madhe pas vendimit të Apelit, të grupit e Berishës pas vendimit, Balla ironizoi dyzimin e opozitës. Sipas Ballës vendimet e Gjykatave opozita i interpreton sipas interesit të saj vetjak dhe jo si institucion ligjor.

“Kur del një vendim gjykate që u pëlqen, këta marrin në gojë të gjithë ata që dënohen. Tani që s’u pëlqen si ka mundësi që këtë vendim gjykate e kemi shkruar ne? Vendimi i Kushtetues para pak ditësh për çështjen e ushqimeve që t’i kontrollonim (që për ne ishte më i drejti) por gjithsesi këta e përshëndetën vendimin e Gjykatës? Si ka mundësi që atëherë nuk u mor ai vendim Gjykate në zyrat e kryeministrisë apo të Kuvendit? Prandaj duhet të kuptoni që këta kanë një problem shumë të madh, jetojnë në një realitet tjetër, jo në realitetin që zbatohen vendimet e Gjykatës.”- thotë Balla.

I pyetur për mocionin me debat, Balla ripërsëriti qëndrimin e një javë më parë ku tha se opozita nuk përballon dot debatin dhe merren me çështje të tjera. Gjithashtu Balla komentoi edhe padinë e tij në SPAK ndaj Berishës për shpifje, ndërsa shtoi se ky i fundit ka frikë të paraqitet aty.

“Unë ju thashë që, mocioni me debat do zhvillohet dhe u zhvillua. Ju thashë që këta s’mbajnë dot 24 prë debat. Ne kemi ekipin, kemi Ramën, kemi dhe një program për ta çuar përpara. Këta lidership hiç, debat jo e jo, program...

Ju e patë, Berisha sulmoi familjen e kryeministrit. Pastaj ju më patë në SPAK që unë e kallëzova dhe ai nuk erdhi, se nga SPAKU ka frikë ai.”- tha Balla.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. 

G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave

Përmbytjet ‘apokaliptike në Spanjë, shkon në 213 numri i viktimave