Apeli miraton ekstradimin e Ahmet Isufajt, xhaxhai i 'Ben Qimes'! Do përballet me drejtësinë në Kosovë, për trafik droge

Apeli miraton ekstradimin e Ahmet Isufajt, xhaxhai i 'Ben Qimes'! Do përballet me drejtësinë në Kosovë, për trafik droge

Ahmet Isufaj, xhaxhai i 'Ben Qimes'

Report Tv ka siguruar foton e Ahmet Isufaj nga Fieri, xhaxhai i Arben Isufaj ose siç njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”, një personazh mjaft i njohur në vend për sa i përket lidhjeve të tij me krimin dhe politikën.

Gjykata e Apelit Vlorë, ka miratuar kërkesën e prokurorisë për ekstradimin e Isufajt. 65-vjeçarit Ahmet Isufaj, do t'i duhet të ekstradohet në Kosovë, pasi pikërisht drejtësia e këtij vendi, e kërkon me çdo kusht fierakun e përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e trafikut të drogës kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, me disa shtetas kosovarë.

Vendimi për lejimin e ekstradimit të Isufajt, është marrë pak kohë më parë në Vlorë dhe pritet që të ekzekutohet sapo këtë çështje ta shqyrtojë dhe Gjykata e Lartë në Tiranë. Këto çështje shqyrtohen me një procedurë ekstra ligjore, pasi kërkesat për ekstradim, kanë afate ligjore dhe në rast të shkeljes, automatikisht do të sillnin dhe dështimin e ekstradimeve.

Isufaj, ndodhet në masën e “arrestit në shtëpie” ku rruhet me policë tek dera. Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga "Arrest në burg" 40 ditor në "Arrest shtëpie", është marrë në muajin dhjetor 2019 nga gjykata e Apelit Vlorë, ku treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, pranuan kërkesën e Isufaj për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ahmet Isufaj, së bashku me nipin e tij, Arben Isufaj, janë objekt i operacionit “Forca e Ligjit” OFL, për të deklaruar pasurinë e tyre. 65-vjeçari Isufaj rezulton në kërkim nga Gjykata e Prishtinës për akuzën e “Krimit të organizuar” si dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”.

Më 6 dhjetor 2019 Ahmet Isufaj teksa qëndronte në një bar përballë burgut të Fierit, ra në prangat e policisë, së bashku me djalin e tij, Amarildo Isufaj, pas një operacioni të zhvilluar nga Forcat Operacionale të Fierit, ku djalit të tij ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë biçak, sende këto për të cilat ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Por dhe ky dënim u rrëzua nga gjyqtarja Matilda Shalla, e cila urdhëroi pezullimin e dënimin me burgim, duke e konvertuar atë në shërbim prove për një periudhë prej 3-vjeçare, me qëllim që Amarildo Isufaj gjatë kësaj kohe, të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Caki: 11/09/2020 23:03

    Me gjith respektin ,, sbohet llaf me ofendu njeri , por : fieri e laci kan qen historikisht ;Edhe ne statistikat e xhaxhit larg qoftit me perqindje kriminalistike mo tmodhe !!!!

    Përgjigju
  • beqo: 11/09/2020 22:56

    ke vuri ne resht ky ke ke thoje dhe njer jo ky po ska p.m ne qark me renaton dhe me gramozin qe sa kan vrar e skan ber 1 dit burg vec mozit qe beri vetem 1vit burg para 10 vitesh po kush ti thot kto o zeq se dukesh dhe i madh duet ti dish mire

    Përgjigju
  • Zeqo: 11/09/2020 20:44

    Po ca Renatua edhe gjith Cemerit e Fierit se Ahmeti me Nipin edhe gjithe fisin i vuri ne rresht Renaton dhe te gjithe Familjen Hasanaj te Lagjes 1 maji.

    Përgjigju
    • hasani: 12/09/2020 09:40

      do jesh na fshati o zeqi dhe ke degjuar 10vitet e fundit per qimet po hasanet ishin gango te vertet qe sbeni per burr dhe me lek ato vite plus kti mikut ja sqaruan si nipin si vllain ok pyet njer

    • çamifier: 11/09/2020 22:59

      laj gojen me benxin kur flet per renaton dhe çamet zeqirii se çamet kudo kan komanden ne qytet ku jan pyet njer duke filluar na durrsi fieri pa diskutim e vlora me gjith saranden pyet njer pyet

  • Memaliaj: 11/09/2020 14:30

    Mos i bini ne qafe njeezve te ndershem dhe punetor.Ky tipi ka ndihmuar gjithe FIERIN me buke.

    Përgjigju
    • Gllave: 11/09/2020 20:48

      Jo vetem fierin ka ndimuar me buk po dhe evropen.buket e ktyre me nam

  • Vlora: 11/09/2020 13:57

    Ahmet isufaj duhet te behet ministri brendeshem se vendosi rregull ne fier dhe shpartalloi banden me te madhe te qytetit..edhe ka biznesin e tij dhe nuk punon me drog sic thon gazetat..ai eshte njeri i ndershem puntor dhe ndihmon hallexhinjt..

    Përgjigju
    • Beni: 11/09/2020 15:27

      Cilen bande shkatrroi ? A nuk eshte me I forti ne fier renatua

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin

Kapen 9.5 tonë kokainë në banane, ngarkesa më e madhe në historinë e shtetit latin