VLORË - Gjenerali Syrja Gjoka pas 12 ditë qëndrimi në burg ka rifituar lirinë nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Vendimi për lirimin e ushtarakut të lartë është marrë ditën e djeshme, ku avokati i gjeneralit gjatë seancës gjyqësore ka kërkuar lirimin e klientit të tij, për shkak se qëndrimi i tij në liri, jo vetëm që nuk prish provat e prokurorisë, por nuk ka dhe asnjë rrezik në komunitetin shoqëror. Veç kësaj, avokati ka pohuar se klienti i tij është paraqitur në prokurori sa herë kur është ftuar për të dëshmuar dhe gjithmonë ka qënë në shërbim të organeve të drejtësisë.
Nga ana e saj, prokuroria e Apelit, ju drejtua gjykatës me kërkesën e qëndrimit në burg të gjeneralit, kërkesë kjo që është rrëzuar nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Fill pas vendimit Gjeneral Brigade Syrja Gjoka, ka lënë ambientet e qelisë në orët e mbrëmjes së djeshme, duke u rikthyer në banesën e tij në Tiranë. Në datën 18 maj të këtij viti gjykata e Beratit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për gjeneralin, por Apeli ka vendosur lirimin e duke ja hequr masën e “arrestit në burg” dhe mos vendosur asnjë masë ndaj gjeneralit.
Në këtë mënyrë hetimet ndaj tij do të vijojnë në gjendje të lirë. Arrestimi i Gjokës, i cili mban detyrën e komandantit të Brigadës Logjistike në Tiranë, u krye më 16 maj të këtij viti, pasi dyshohet se gjatë kohës që gjenerali ka drejtuar bazën e forcave ajrore në Kuçovë, në vitet 2011-2012, ka nxjerrë urdhër për shkatërrimin e të paktën shtatë objekteve në pronësi të Forcave të Armatosura, në kundërshtim me ligjin. Prokuroria dyshon se gjenerali ka falsifikuar nënshkrimet e disa prej anëtarëve të komisionit, të cilët ishin ngarkuar për përcaktimin e objekteve që do të prisheshin, objekte që ishin shitur për skrap me pas.
Sipas një vlerësimi rezulton se dëmi financiar nga këto veprime të kundërligjshme ka vlerën e 6 milionë lekëve. Padia ndaj tij është bërë nga ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila veç kësaj i ka propozuar presidentit Nishani shkarkimin e gjeneralit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO