TIRANE- Ish-efektivi i Gardës së Republikës, që u kërkoi vëllezërve të Hekuran Dedës të pranonin ish-kryeministrin Berisha për vizitë mortore, në këmbim të zbulimit të gardistit që u vrau vëllanë më 21 janar, ka humbur gjyqin me Ilmi Dedën. Gjykata e Apelit ka rrëzuar padinë e Fatos Skejës, i cili kërkonte 20 milionë lekë në formë dëmshpërblimi për prishjen e imazhit, pasi, sipas tij, deklaratat në media të Ilmi Dedës i kanë cënuar imazhin moral.
Me këtë argument, ish-efektivi i Gardës, njëherësh dhe truproja personale e Sali Berishës, ka arritur të fitojë gjyqin në Gjykatën e Tiranës, duke bërë që kjo Gjykatë të dënojë me 1 milion lekë të vjetra Ilmi Dedën, duke e cilësuar atë fajtor për shpifje. Ky vendim është apeluar nga avokatët e Ilmi Dedës, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë mundur të rrëzojnë padinë e Fatos Skejës. Momentalisht ky i fundit ndodhet në burg, pasi është arrestuar për akuzën e “Shtrëngimit për dhënie të pasurisë”, ku rezultoi se kishte gjobitur me 100 mijë dollarë një shtetas shqiptaro-amerikan, që në fakt ishte dhe djali i dajës i Fatos Skejës.
Vendimi i gjykatës
Gjykata e Apelit e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e shkallës së parë, duke vendosur rrëzimin e vendimit. Me rrëzimin e këtij vendimi, gjykata legjitimon thënien e Ilmi Dedës, për Fatos Skejën, të cilin e ka akuzuar si njeriun e dërguar nga Sali Berisha, për të kërkuar vizitën mortore në shtëpinë e tyre. Kjo vizititë sipas Ilmi Dedës, do të kryehej kundrejt një shume financiare dhe tregimin e fotografisë së gardistit që vrau vëllainë e tij Hekuran Deda në protestën e 21 janarit. Këto deklarata gjykata e Tiranës i ka cilësuar si shpifje duke dënuar Ilmi Dedën dhe vëllanë e tij Zabitin, me 1 dhe 2.5 milion lekë të vjetëra.
Intervista në TV
I padituri Ilmi Dedja ka dhënë një intervistë televizive që më pas është botuar në gazetat e datave 17 dhe 18 Janar 2012 nën titullin: Fatos Skeja më ofroi para dhe fotografinë e vrasësit, me titullin – Vëllai i Hekuran Dedës, një nga 4 viktimat e vrarë më 21 Janar 2011, ka rrëfyer një takim që sipas tij ai ka pasur me atë që e cilëson si të dërguarin e kryeministrit, Sali Berisha, tri ditë pas vrasjeve. Ky person që e njihte dhe vetë Hekuranin, sipas Ilmi Dedës, ka qënë Fatos Skeja. Sipas tij Skeja ka kërkuar nga familja Deda që ata të pranonin Berishën për një kafe ngushëllimi në shtëpi, në këmbim që ai t’i tregonte se kush ishte vrasësi duke i premtuar njehëresh ndihmë ekonomike.
Shkrimi u publikua sot (27.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com