Apelimi në CAS, Skënderbeu merr goditjen fatale për dënimin 10 vjeçar të UEFA-s

Gjykata e Arbitrazhit sportiv në Louzanë, CAS, ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për dënimin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës si dhe 1 mln euro gjobë. Klubi korçar dhe gjithë ambient rreth tij kishin shumë shpresa se CAS minimalisht do të ulte dënimin, ndërsa nuk mungonin as zërat për heqjen totale të tij.

Në lajmërimin e bërë sot nga CAS thuhet se kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s me datë 29 mars 2018, ndërsa saktëson se Skënderbeu ka apeluar me 26 prillë 2018. Sipas CAS, Skënderbeu nga dëshmitë e dhënë si dhe nga dokumentat e siguruar rezulton fajtore në fiskimin e disa ndeshjeve.

Për këtë çështje, siç është bërë e ditur më parë, por edhe siç lexohet në njoftimin e CAS, është zhvilluar një seancë dëgjimore me Skënderbeun dhe UEFA-n me datë 16 prill 2019, e cila gjithsesi nuk ka patur ndikim në vendimin përfundimtar. Vendimi është lënë në fuqi nga paneli i arbitrave të CAS-it.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati99ave: 14/07/2019 09:20

    Lepujt e Dëborës...

    Përgjigju
  • Fredi: 12/07/2019 16:00

    Pse bajga Uefa nuk heton ndeshjen e kthimit Liverpul-Barcelonë 4-0?

    Përgjigju
  • Xll: 12/07/2019 15:57

    Skenderbeut duhet ti hiqen te gjitha titujt kampion se jane te pa merituara

    Përgjigju
  • xXx: 12/07/2019 15:29

    Kaq e pati dhe ekipi me medioker ne historine e Shqiperise...

    Përgjigju
  • drejtesia onon po s'harron: 12/07/2019 15:11

    gjeja qe vidhet , mashtrohet , deformohet,qe seshte eshte hallal sic thote populli vonon por e drejta del ne pah . s'ishin keshtu perpara ne vitet 80-90 ekipet shqiptare , pa kushte pa ifrastrukture po futbolli ishte i ndershem .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT