Nga sot Anglia dhe Skocia do të nisin zbatimin e sistemit të gjurmimit të kontaktit nëpërmjet telefonit.
Deri më tani, 25,000 persona e kanë pranuar aplikacionin e shumë diskutuar i cili do të paralajmërojë njerëzit që kanë qenë afër dikujt me Covid-19.
Edhe senati francez e miratoi me shumicë votash përdorimin e këtij aplikacioni gjurmimi i quajtur StopCovid.
Pasi dikush rezulton pozitiv ndaj sëmundjes, aplikacioni dërgon një alarm për ata që kanë qenë në kontakt me atë person në mënyrë që ata të izolohen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
Mbrojtësit e të dhënave janë treguar skeptikë duke thënë se qeveritë mund të gjurmojnë informacionin e vendndodhjes, ose të ruajnë të dhënat personale të përdoruesve