TIRANE- Nëpërmjet një aplikacioni “online”, çdokush mund të llogaritë pensionin e tij. Aplikacioni i cili është publikuar nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj të jep mundësinë të llogarisësh pensionin, duke vendosur pagën që ke patur gjatë viteve të kaluara dhe pagën bruto që mund të kesh gjatë viteve të ardhshme. Nëpërmjet aplikacionit mund të llogarisësh pensionin dhe nëse ke punuar para vitit 1994 si dhe të shtosh pagën që ke patur gjatë atyre viteve.