"Komisariati Dixhital" i ka ardhur në ndihmë Policisë së Shtetit, ku shumë qytetarë raportojnë shkelje të ligjit. në këtë aplikacion secili qytetar mund të raportojë në kohë reale.
Ministria e Brendshme ka postuar në profilin e saj disa raste që qytetarët kanë raportuar dhe policia ka marrë masa ndaj shkelësve. Në fotot e mëposhtme, në një rast është raporuar një parkim i gabuar dhe në një rast tjetër një ndërtim pa leje për të cilat policia ka marrë masat gjobë për parkimin e gabuar dhe procedim penal për ndërtimin pa leje.
Ky aplikacion është një ndër mjetet e rëndësishme të bashkëpunimit qytetar-polici për një shërbim më të mirë nga kjo e fundit dhe vendosjen e sundimit të ligjit.
Ministria e Brendshme në postimin e saj shkruan: “Komisariati Dixhital” – Policia në dorën e qytetarit. Shkarko aplikacionin falas e denonco çdo shkelje e abuzim!"