Në ndihmë të turistëve dhe pushueseve në këtë sezon turistik do të vijë Aplikacioni TEA.
Kjo platformë e re do t’i ndihmojë turistët të njihen me eventet artistike dhe kulturore, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
Jo vetëm kaq, por do të kenë mundësi të njihen me njësitë e shërbimit në afërsi të tyre, duke nisur nga hotele, restorantet, bankomatet, farmacitë dhe deri tek shërbimet e emergjencës.
Aplikacioni TEA është i aksesueshëm falas në të gjithë telefonat, mjafton të vendosësh vendndodhjen dhe aplikacioni do të nxjerrë rezultatet ku veprimtaritë do të jenë të dedikuara për të gjitha grupmoshat.
Ky kalendar turistik digjital është realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe të gjitha bashkitë e vendit.