'Apologjia e vërtetë e Sokratit'
triumf në Lion të Francës

'Apologjia e vërtetë e Sokratit'<br />triumf në Lion të Francës
LION- Edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar të Teatrit “Pranvera Europiane” u zhvillua në Lion nga data 23 maj deri në 2 qershor. Shqipëria u përfaqësua si i vetmi vend nga Ballkani, tha Alfred Buloti pas kthimit nga Franca. Bualoti tradicionalisht shoqëron aktorin Mirush Kabashi në epilogun e “Apologjisë së vërtetë të Sokratit” bashkë me një balerinë. Ai thotë për “Shqiptarja.com” se Shqipëria ishte në një festival ku merrnin pjesë vetëm vendet e Bashkimit Europian. Tema e edicionit të pestë të festivalit teatror të Lionit ishte demokracia. Organizatorët kanë hulumtuar për të gjetur një shfaqje që sjell risi nga një traditë teatrore e panjohur për Francën. Pasi pamë se është përfaqësuar me sukses në shumë ngjarje teatrore ndërkombëtare ata zgjodhën “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, e cila luhet nga aktori Mirush Kabashi. Shoqata “Iliria” e shqiptarëve të Lionit nëpërmjet festivalit ka krijuar kontakte me aktorët shqiptarë dhe ndihmoi organizatorët që të sjellin një shfaqje të nivelit të lartë nga Shqipëria. “Apologjia...” dhe loja e Mirush Kabashit janë prezantuar prej vitesh në disa festivale ndërkombëtare. 

Mirush Kabashi mes emocioneve të natyrshme për suksesin rrëfen se shfaqja shënon edhe 15 vjetorin e saj. Ai pohon se ka punuar me pasion për të, por se kishte menduar që do të universalizohej ky lloj interpretimi, siç iu konfirmua në Francë. Nga Lioni na shkruajnë se publiku francez dhe shqiptarët e pranishëm në sallën Rameau në qendër të Lionit janë ngritur në këmbë dhe kanë pritur me duartrokitje dhe entuziazëm të rrallë interpretimin e Sokratit nga Mirush Kabashi. “Nuk e imagjinoja që gjuha shqipe të tingëllonte kaq bukur në vesh”, i thoshte shkrimtari Zhak Bruja ambasadorit shqiptar, zotit Ylljet Aliçka. “Kultura shqiptare është e panjohur për ne francezët, e ndjehem i tronditur deri në themelet e qenies sime para demonstrimit të artit të madh të këtij populli të vogël. Bravo organizatorëve të Festivalit”, tha ai. 


MIRUSH KABASHI: SUKSESI, ME I LUMTUR KUR ME LEVDUAN NE GJUHEN SHQIPE

Ajo që mua më la mbresa është përsëritja e entuziazmit të spektatorit francez dhe unë pata fatin të përsëritja një sukses të dytë në Francë, ku dy vjet më parë dhashë Sokratin në një nga sallat më të bukura që është “La Palace”, por atëherë ishte vetëm për miqtë francezë kjo shfaqje. Këtë herë u dha për një festival me emër. Duartrokitjet e stërzgjatura dhe thirrjet entuziaste të spektatorëve, si dhe mbresat që la shfaqja tek shkrimtari dhe dramaturgu francez Zhak Bruja do ta kalonin masën dhe ishin motivues. Vlerësimi profesional më ka dhënë shumë inkurajim dhe kënaqësi që unë pata fatin të prezantojë një pjesë të traditës së teatrit shqiptar. E përfaqësoj unë apo nga ndonjë aktor tjetër nuk ka rëndësi, por ka rëndësi të vlerësohet në një vend me tradita kulturore, letrare, artistike dhe teatrore të jashtëzakonshme siç është Franca.

Ndër vendeve e Ballkanit ishit i vetmi përfaqësues, por edhe i vetmi shtet ndër ato që nuk janë në BE 
Kjo do të thotë shumë dhe është një fakt shumë interesant që ju kapët. Të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë festival ishin vendet që i takonin Bashkimit Europian. Për herë të parë në një festival që i takon këtij bashkimi vinte Shqipëria dhe për herë të parë flitej Gjuha Shqipe.

Zhak Bruja foli për gjuhën shqipe, çdo të thotë kjo për ju?
-Për mua do të thotë shumë që ai konfirmoj se gjuha shqipe është sa e vjetër, aq edhe me risi të cilat për fat të keq Bota nuk ka arritur t’i njoh. Por quaj me fat që një pjesë e artistëve si të vokalit, të penave dhe gjinive të tjera kanë shkruar një shprehje të kësaj tradite. E dëgjuar në mënyrë autentike nga një shkrimtar me njohje të gjera Si Bruja mendoj se është një mesazh për të gjithë shkencëtarët e fushës linguistike për të shpjeguar jo vetëm gjuhët e vdekura të antikitetit, por edhe gjuhën antike e të gjallë shqipe që ka tingëllim vokal të pranueshëm edhe për skenat botërore. Le t’i japi shkenca e studimeve linguistike vendin e duhur në pemën e gjuhëve shqipes.

Me shqiptarët në Lion, u takuat?
-Shpreh kënaqësinë që një pjesë e mirë e shqiptarëve që nga Kosova e në Jug të Shqipërisë janë integruar në Lion por edhe kanë ruajtur ngjyrën e Shqipërisë. I gjeta të bashkuar dhe me dëshirën për të ruajtur traditat, gjuhën dhe kulturën dhe ata janë zëdhënës të cilësive më të mira të shqiptarëve.

Kur e vutë për herë të parë në skenë “Apologjinë...” e kishit menduar se do të ndiqte një rrugë kaq të gjatë suksesesh?
-JO, por kjo ishte një vepër që e kisha me shumë pasion. Në ato vite që kishte censurë, unë kam vënë pjesë të vogla në skenë duke ëndërruar se ndoshta me një ide utopike do të vinte një ditë që vepra të ishte e plotë. Në atë periudhë ishte marrëzi ta mendoje pavarësisht se kam bërë një pjesë të aktit të fundit. Kur u vu në skenë në ‘97-n kur ka pasur pikësynim që të japë shprehjen qytetare të demokracisë, protestën qytetare për ngjarjet e tmerrshme të 97’s që mos u kthefshin kurrë. Vlerësimi i shfaqjes me një stautetë të artë, pjesëmarrja në fest-Butrintin 2002 dhe pjesëmarrja në disa festivale në Kiev, në Prishtinë, në Maqedoni, Beograd, Vjenë, Toronto, Athinë, Paris, Bullgari bëri që kjo me kalimin e kohës të ketë vlerë universale. Këtë vit jam shumë i lumtur me suksesin e Lionit sepse Apologjia mbush 15 vjet nga ngjitja e parë në skenë. Suksesi në Lion dhe më pas projekti që do të shkojë në Kanada me këtë shfaqje janë një ditëlindje e bukur për të, sepse Franca ka një status tjetër dhe është një filtër shumë i hollë, sepse në të gjitha zhanret e artit kanë nxjerrë korifej të nivelit botëror. Thëniet e atyre shkrimtarëve ose kolegëve francez mua më japin një sadisafaksion shumë të madh.


INTERVISTE ME ALFRED BUALOTIN 

Si drejtues i festivalit “Butrinti 2000”, çfarë ju bëri më shumë përshtypje në festivalin e Lionit?
-Ishte interesante mënyra e akomodimit. Të gjitha trupat akomodoheshin në familje franceze. Ne u akomoduam në një nga lagjet më të bukura të Lionit në një shtëpi fantastike. Më bëri përshtypje edhe transparenca e buxhetit që jepej për kulturën dhe u bë i qartë nga kryetari i bashkisë kur u hap festivali. Kryetari i Bashkisë tha se gjithçka i jepnin artit, kulturës dhe teatrit ishte 100 milion euro në vit.

Si e përjetuat suksesin?
-Ishte një sallë 600-vendëshe, në qendër të Lionit. Emocionet
ishin të mëdha edhe pse kisha parandjenjë se shfaqja do të pritej mirë nga veçantia e saj, por edhe provat që ka dhënë në disa festivale ndërkombëtare. Por të shkosh në Francë dhe të japësh mesazhe për demokracinë nuk do të ishte e lehtë, sepse aty janë themelet e demokracisë.

Kishte titra me përkthimin e dramës?
-Po. Kryetarja e shoqatës Iliria Ledia Dema ishte edhe pedagoge e frëngjishtes në Lion. Kishte bërë doktoraturën dhe punonte me përkushtim për shoqatën “Iliria”. Ajo bëri një redaktim shumë të saktë të përkthimit dhe pas shfaqjes francezët thanë që përkthimi ishte perfekt. Mënyra si u prit Mirushi ishte e jashtëzakonshme. Ne morëm emocionet të mëdha. Na thanë kaq shumë lavdërime. Nuk flas për organizatorët se ata flasin mirë, por publiku, intelektualët francezë. Erdhi dhe ambasadori ynë në Paris, Ylljet Aliçkaj dhe ai u lumturua.

LIONEZET: KABASHI, AKTOR I MAHNITSHEM 
Duartrokitjet e publikut dhe ovacionet zgjatën gjatë duke përshëndetur performancën e trupës shqiptare me në krye Mirush Kabashin e Alfred Bualotin. “E pabesueshme”, “E përsosur”,”aktor i madh”, “performancë e jashtëzakonshme”, “bravo” vinin nga publiku francez dhe shqiptar i pranishëm në sallën Rameau në qendër të Lionit. “Nuk e imagjinoja që gjuha shqipe të tingëllonte kaq bukur në vesh”, i thoshte shkrimtari Zhak Bruja ambasadorit Shqiptar, zotit Ylljet Aliçka. “Kultura shqiptare është e panjohur për ne francezët, e ndjehem i tronditur deri në themelet e qenies sime para demonstrimit të artit të madh të këtij populli të vogël. Bravo organizatorëve të Festivalit “Pranvera e Europës” dhe Shoqatës Shqiptare Iliria që mundësuan ardhjen e trupës shqiptare e qe na mundësuan të ndërgjegjësohemi për arritjet e teatrit Shqiptar.” Disa orë më vonë, në faqen e tij të internetit, Shkrimtari lionez shkroi “Mbrëmje e rralle dje në sallën Rameau ne Lion me Shfaqjen e “Apologjisë së vërtetë të Sokratit” të Kostas Varnalis, me Alfred Bualotin, Milena Norkan dhe në rolin kryesor: aktorin e mahnitshëm, Mirush Kabashi. Shfaqje në gjuhën shqipe, gjuhë e përsosur indo-europiane, shumë muzikore. Një tekst tronditës dhe aktual që hedh një vështrim të rreptë mbi demokracinë e katandisur keq e mos më keq nga interesat e tregjeve të bursave në kaq e kaq vende, e kjo pa dalë nga zona jonë euro. Një mbrëmje e madhe dhe e bukur.” “Ishte i jashtëzakonshëm” shprehej drejtori i përgjithshëm i Festivalit Teatror “Pranvera e Europës”, Reno Lekyje. “E kisha parë Mirush Kabashin në You Tube, por, ta ndjekësh direkt në skenë është gjë tjetër. Shfaqja e trupës shqiptare ishte nga më të mirat e Festivalit. E kisha një parandjenjë kur vendosa që trupa Shqiptare e udhëhequr nga Mirush Kabashi të kishte vendin e nderit në Festival. E meritojnë, nuk kam fjalë tjetër ! “
Ambasadori Shqiptar i Shqipërisë në Paris, Zoti Ylljet Aliçka, Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Lion, Zoti Denis di Leonardo nuk e fshihnin krenarinë e tyre para elozheve të pafundme të të ftuarve dhe të publikut. 

Mirush Kabashi u shpreh pas shfaqjes : “U ndjeva vërtet shume i kënaqur sonte, jo vetëm qe shfaqja u prit me kaq shume duartrokitje e thirrje entuziaste, jo vetëm qe morëm pjese për here te pare ne festivalin e nderuar “Pranvera Europiane”, por dhe sepse ne sallën kryesore te Bashkisë se Lionit, sonte per here te pare spektatoret e nderuar Lionez, dëgjuan gjuhen e bukur shqipe. Falënderoj thellësisht te gjithë ata qe mundësuan pjesëmarrjen tone ne këtë aktivitet te rëndësishëm Ndërkombëtar si Drejtorin e Fst. z.Reno ...' Ministrinë tone te Kulturës, Ambasadorin Alicka (dhe per prezencën e tij), dhe veçanërisht shoqatën shume aktive te Shqiptareve te Lionit “Iliria”, si dhe nënkryetaren e saj Rina (Cela) Grasset pa këmbënguljen e përkushtimin e së cilës, nuk do te ishte realizuar ky aktivitet.” Ishte thjesht një mbrëmje e jashtëzakonshme !

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut