Koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” ka zhvilluar në Tiranë mitingun përmbyllës për fushatën zgjedhore të 21 qershorit. Takimi elektoral i koalicionit të djathtë po mbahet në Sheshi “Nënë Tereza”. Të pranishëm janë lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri, Sali Berisha, kandidati për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova dhe kryetarët e partive që janë pjesë e koalicionit.
“Vij sot para jush pasi kam dëgjuar me zëmër, por këtë herë edhe me laps në dorë me qindra e mijëra prej jush. Vij para jush më i qartë e më i kthjellët se kurrë për rrugën që duhet të ndjekim”, u shpreh Halim Kosova duke u zotuar për transparencë të plotë në Bashkinë e Tiranës me të në krye. “Unë nuk jam politikan i mirëfilltë, por për mua fjala e mbajtur, faqja e mbajtur vlejnë më shumë, bile më shumë sesa PD që më ka ndihmuar”, vijoi ai.
Kandidati i PD-së premtoi për Tiranën më shumë pastërti, ulje të taksave, infrastrukturë, kujdes për shtresën në nevojë dhe 24 orë ujë të pijshëm. “Më 21 qershor nuk do të votoni për Tiranën e katër viteve të ardhshme por për Tiranën e së ardhshmes. Të jeni të bindur se pasnesër, ju qytetarë të Tiranë nuk do të votoni thjesht një menaxher të qytetit por në radhë të parë një person për të garantuar dinjitet dhe për t’i thënë shans demokracisë që të funksionojë sa më mirë për ju. Nuk jam politikan karriere sepse e kam fillua të shoh më larg dhe më thellë se ata politikanët, shoh vetëm interesat tuaja. Pelikanët po mendojnë për rezultatin e 21 qershori, ndërsa unë po mendoj dhe jam i shqetësuar për fatin e fëmijëve tanë”, u shpreh Kosova.
Duke e cilësuar vetën jo një politikan tipik, Kosova tha ndër të tjera se ai do t’i shërbejë vetëm interesave të qytetarëve dhe se për të mbrojtur interesat e tyrë do të dalë edhe kundër partisë që përfaqëson.
“Qytetarë të Tiranës, vota për Halim Kosovën nuk është një fitore që do më përkasë mua apo PD-së, por një fitore për këdo, që do t’i përkasë edhe brezave të ardhshëm. Njerëzit duan një kryetar bashkie që i kupton dhe jo që e ka mendjen tek kalkulime e karrierës. Qytetarët duan dikë me vizion. Miqtë e mi, pasnesër kemi mundësinë të provojmë një gjë të re, unë nuk jam orator por jam një menaxher i suksesshëm. Nuk kam për t’u ankuar për dështimet. Si kryetar bashkie do t’ju përkas juve dhe vetëm juve. 1 milionë banorë të Tiranës ju do të mbikëqyrni punën time dhe të stafit tim. Sepse jeni ju sovrani. Unë kam shuam respekt për z. Basha por nuk kam aspak frikë të mos bie dakord me ata kur e kërkon interesi jua. E kam treguar që u them jo interesave të veçanta dhe të mbroj interesat e përbashkëta”, u shpreh ai.
Halim Kosova ftoi qytetarët që të votojnë më 21 qershor, pasi kjo është e vetmja mënyrë tha si për të sjellë ndryshimin e pritur. “Si kryetar bashkia do të punoj për të gjithë Tiranën për të gjithë qytetarët, bashkia nuk është as e kuqe dhe as blu, ajo u përket qytetarëve dhe unë do të punoj për të gjithë ju njëlloj. Jam krenar që gjatë gjithë jetës sime kam punuar për këto vlera. Mënyra e vetme për t’i ndryshuar gjërat është të votoni. Mos e humbasim këtë shans. Ndihem plot me energji nga kjo pjesëmarrje. Do të jem në dispozicion natë e ditë për të bërë kthesën e mirëpritur prej jush”, përfundoi Kosova.

Basha:S’ka krahasim mes kandidatëve, oligarkia e di, prandaj kërcënon
Kreu i demokratëve u ndal tek kandidatët e mazhorancës, të akuzuar prej opozitës si të përfshirë në aktivitete kriminale. “Kandidoi sërish trafikant në Kavajë, trafikant në Krujë, trafikant në Devoll, trafikant në Kurbin”, deklaroi ai.
Rama-Meta kanë kandiduar njerëz të zhytur në krim e korrupsion. Më 21 qershor do të krahasojmë kandidatët. Nuk ka krahasim. Oligarkia e di mirë, prandaj shesh si rrugëzgjidhje vetëm kërcënimet e shantazhet. Për ne këto zgjedhje janë kushtrimi që demokratët e kanë ndjerë që nga ditët e para kur qytetarët rrëzuan murin e bllokut.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi qytetarët të votojnë Halim Kosovën, njeriun që për 35 vite me radhë punoi me dinjitet, duke luftuar natë e ditë e duke iu shërbyer familjeve.
Që nga data 22 qershor, premtoi Basha, Halim Kosova do të luftojë për ju si kryebashkiaku i ardhshëm nga Shëngjergi në Ndroq, nga Petrela në Zall Bastar e këtu në zemrën e Tiranës.

“Ne kemi platformën tonë, kemi ofertën e taskave të ulëta për shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në rajon, kemi ofertën tonë për uljen me 25 % të çmimit të energjisë, kemi ofertën tonë për faljen e kamatvonesave në të gjithë Shqipërinë. Kemi ofertën tonë përballë kandidatit të majtë që shpenzon çdo ditë 200 mijë euro për propagandë me doktor Halim Kosovën që për 35 vjet çdo ditë punoi si ju, prindërit tanë. Ju e dini se ç’është puna e djersa e një njeriu që punoi me dinjitet e me përkushtim e që ka falur jetë me shërbimet e tij”, iu drejtua Basha qytetarëve të mbledhur në shesh.
Duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime, Basha tha se vota e të dielës është shumë më shumë se zgjedhje vendore. “Alternativa tjetër është alternativa e dorëzimit pashallarëve të oligarkisë që premton taksa të larta rritje të papunësisë, çmime të rritura e që thotë është drejtimi i duhur. Por ne nuk do t’i lejojmë. Ne kemi tjetër vizion e alternativë”, tha Basha.
Ai u shpreh se sheshi ‘Nënë Tereza’ një ditë më parë i ngjante shesheve të diktaturës, ku nëpunësit ishin detyruar të vinin dhe të qëndronin ulur gojëkyçur. Sipas Bashës, mbështetësit e të majtës së bashkuar ishin të lodhur dhe të dëshpëruar ndërsa qytetarët e mbledhur në shesh për opozitën janë energjikë dhe të bindur tek fitorja e PD.
“Dy vite më parë Rama-Metën morën pushtetin me premtimin se do ishin në krah të qytetarëve. Sot kjo dyshe nuk i shesh më në sy qytetarët nuk i jep llogari pse i rriti taksat, çmimet e naftës dhe energjisë. Tani që po afron ora e llogaridhënies thonë sot se mos flisni pë varfërinë se këto zgjedhje janë për ujërat e zgjedhjeve. Ne ju kemi parë në sy që në ditën e parë, ju kemi thënë se kemi ofertën tonë. Shqiptarët do ta votojnë numrin 15, platformën tonë të uljes së energjisë, të uljes së taksave. Paketën tonë të shpëtimit për mijëra familje që edhe sot e kanë blerë bukën me lista"- tha Basha ndër të tjera.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO