APPD në Kavajë e Durrës, Basha:
Rama-Meta piramida mashtrimi 

KAVAJË - Koalicioni i djathtë ka mbyllur fushatën elekorale në Kavajë dhe Rrogozhinë. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ftuar qytetarët në sheshet përkatëse të qyteteve të votojnë programin e së djathtës si një program që i shërben të ardhmes.

Basha ftoi qytetarët që më 21 qershor të ndëshkojnë me votë dy arkitektët e mashtrimit politik që janë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kuvendit Ilir Meta.
 
Arsyeja e thellimit të varfërisë dhe se përsë papunësia ka kapur shifra rekord është për shkak të dyshes Rama-Meta. Janë taksat që janë rritur, çmimi i energjisë më i lartë që solli duyshja Rama -  Meta. Jan ëpiqendra më e madhe e pushtetit politik.
Oligarkia pasurohet çdo ditë duke marë nga taksat e qytetarëve. Në këto zgjedhje nuk kanë folur për varfërinë e papunësinë. Ata mashtruan dhe dinë mirë që janë ata shkaktarëte të gjithë të këqiave. Ata nuk duan të dëgjojën as zërin e mbështetësve të tyre sepse edhe ata do ti thonin ku i keni premtimet e  dhëna.
Kryeministri nuk është asnjë ditë në punë por çdo ditë është duke marë përgojë PD-në dhe kandidatët e saj. Ju e njihni ofertën dhe projektin tonë: Ulie taksash dhe çmimesh, falia e kamatvonesave. Dhe ju këto do i ktheni në ligj në 21 qershorë. Ulja e çmimeve është oferta jonë dhe ky është ligji që ju duhet të votoni më 21 qershorë.
Oligarkia u ofron një biznesmen të ardhur nga Tirana për në Rrogozhinë, për të marë nga taksat e qytetarëvetë rrogozhinës e për ta çuar agallarëve në Tiranë.
Elvis Roshi është një turp për të gjithë shqiptarët. Nuk e dija thotë kryeministri. Shtypi ndërkombëtarë i nxorri fakte, por kryeministri hesht. Po tani si do ja thotë emrin Elvin siç ja thotë i ati apo Elvis siç ja thotë partia. Ëngjëll Cara është shërbëtori dhe i duhuri për Kavajën
”, - tha Basha.
basha
Basha në Durrës: Dako i paguan hotelet me 6 yje Ramës dhe darkat nëpër botë me lekët e taksave të qytetarëve
Partia Dmeokratike dhe aleatët kanë mbyllur fushatën elekorale në qytetin e Durrësit. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ftuar qytetarët e këtyre zonave që ta shohin 21 qershorin si një moment që u shërben të ardhmes së tyre duke ndëshkuar me votë oligarkinë. Nga ana tjetër, Basha foli edhe për kandidatët përkatës të maxhorancës dhe fushatën e Kryeminsitrit të fokusuar në sulme ndaj kandidatëve të opozitës dhe që sëbashku me aletin e tij Meta janë kthyer qeverisjen në piramidë të mashtrimit politik.

Basha akuzoi kandidatin e ASHE-së përkëtë bashki, Vangjush Dakon për gjendjen në të cilën ndodhet qyteti dhe qytetarët e durrësit. Ai e akuzoi atë për varfërinë dhe mungesën e punësimit në Durrës duke thënë se ai është kontabolisti i korrupsionit, i cili i paguan darka e dreka Edi Ramës që shëtit nëpër botë nëpër hotele me 6 yje me paratë që i’a paguan Dako nga taksat e qytetarëve.
 
“Dako ka punuar vetëm për të mbushur xhepat e vet dhe jo për qytetarët. Ai nuk ka punuar asnjë ditë për të punësuar qytetarët . Në Durrës gjithçka e ka emrin varfëri, largim nga Durrësi si 22 vite më parë,  gjithçka e ka emrin korrupsion të dyshes Rama-Meta. Dyshja Rama-Meta që erdhi me premtime të mëdha nuk bërëi asgjë për të ndihmuar qytetarët e Durrësit dhe të Shijakut.
Dako është kontabolisti i korrupsionit i cili i paguan darka e dreka Edi Ramës, i cili shëtit nëpër botë nëpër hotele me 6 yje me paratë që i paguan Dako nga taksat e qytetarëve”
, - tha Basha. 

Ndërsa kandidatja e djathtë për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma  tha se më 21 qershorë nuk do lejohet asnjë makinacion që të prekë fitoren e PD-së.  

“Zotohem se më 21 qershor nuk do të lejojmë asnjë makinacion që të prekë fitoren tonë, por e them sonte para jush se ashkush nga ata që janë regjistruar në listat fiktive nuk do mund të votojë sepse kush guxon të prekë listat do ti ndjekim deri në ndjekje penale. Fitorja është këtu dhe do ta firmosim ditën e djelë kontratën e shërbesës ndaj jush”, - tha Duma

basha


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)