Apple ka prezantuar, iPad-in më të ri, i cili është një dispozitiv më i hollë dhe më i lehtë.
Ky iPad, ka një procesor A7 dhe 64 bit, sa të një kompjuteri dhe mendohet të hyjë në tregun europian, gjatë muajit nëntor të këtij viti. IPad 5 është emërtuar si "iPad Air", duke e thyer kështu edhe vazhdimësinë numerike, të modeleve të kaluara.
Dizajneri britanik Jony Ive, gjatë këtij prezantimi "iPad Air", është shprehur se ky iPad është shumë i hollë dhe cilësohet si më i fuqishmi që është prodhuar deri më tani. Ky iPad është i hollë 43%, më shumë se versioni i kaluar dhe peshon 450 gr, me një ndryshim që nuk do të ketë një “touch id”, si ai i “iPhone 5s”. Çmimi i tij në Europë, mendohet të jetë rreth 479 euro.
Përveç këtij iPad-i të ri, nga dita e martë, është në dispozicion edhe sistemi operativ i kompjuterave të Apple, Mac OS X Mavericks, i cili do të ofrohet gratis për të gjithë ata që kanë një kompjuter MAC, për t`i bërë konkurencë Microsoft-it.
Me axhornimin e këtij sistemit operativ, bateria e kompjuterit Mac, do të ketë një jetëgjatësi më të madhe të baterisë.
Ka qenë Tim Cook, i cili ka prezantuar edhe këtë event të Apple, duke paraqitur edhe disa nga shifrat e kompanisë. Një milion aplikacione janë vënë në dispozicion, 60 miliardë shkarkime dhe 13 miliardë dollarë në xhepat e krijuesve.
Gjatë këtij prezantimi, gjithashtu u zbuluan edhe disa detaje, përsa i përket kompjuterit të ri “Mac Pro”, i cili do të dalë në muajin dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ketë një çmim, duke filluar nga 2 999 dollarë, ndërsa në tregun Europian, do të vijë me një çmim 3 049 euro.
Sipas specialistëve të fushës, Mac Pro, është simbol i vizionit tonë për të ardhmen e desktop-ëve profesionalë.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com