Apple ka prezantuar mbrëmjen e sotme smartfonin e saj të parë, i cili suporton “wireless charging”.

Këtë herë, gjiganti amerikan i teknologjisë ka zgjedhur që për Iphone 8 dhe Iphone 8 Plus të heqi dorë nga alumini si material kryesor dhe të përdorë xhamin në vend të tij.

Gjithashtu një përmirësim kanë pësuar edhe sensorët e kamerave dhe sistemi i bokseve.

Nga ana tjetër pritet që Apple të prezantojë më vonë gjatë këtij viti një tjetër smartfon të quajtur “Iphone X”, i cili pritet të jetë smartfoni i parë i Apple më një çmim mbi 1000 dollarë.

Iphoni i ri i Apple do të hidhet në treg me ISO 11 dhe me të njëjtin ISO pritet të hidhet në treg edhe “Iphone X”.

Për sa i përket “Iphone 8” ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë çmimi i tij.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com