Pavarësisht zhgënjimit me Metën për Teatrin, Veliaj mban fjalën për fushatën e gjakut

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit i bashkohet nismës së Presidentit të Republikës për dhurimin e gjakut, në ndihmë të të sëmurëve me talasemi dhe atyre që kanë nevojë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij për punonjësit e APR-së, të cilët veç angazhimit të tyre në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e parqeve, këndeve të lojërave dhe lulishteve, dolën vullnetarë për të dhuruar gjak.

Jam shumë krenar për kolegët e APR-së, janë shembullorë në çdo gjë që prekin me dorë, nga liqeni i Tiranës, te këndet e lojërave, nga pistat e vrapit, te Amfiteatri dhe pastrimi i parqeve, e sigurisht të parët edhe në këtë platformë solidariteti, me përpjekjen për të kompensuar nevojat që kemi gjatë stinës së verës, ku një pjesë e madhe e pushuesve që janë gjithashtu dhurues nuk janë në Tiranë, por ndërkohë, nevojat vazhdojnë konstante. Talasemia, njerëzit që aksidentohen apo operacionet nuk pyesin nëse është korrik apo gusht, nevojat janë konstante, ndaj më vjen mirë që ky fluks solidariteti nga Bashkia e Tiranës vjen pikërisht në këtë moment.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku falenderoi Kryqin e Kuq për bashkëpunimin dhe ftoi edhe bashkitë e tjera që t’i bashkohen nismës; t’i shërbejnë më shumë atyre që kanë nevojë dhe të merren më pak me politikë.

Do të vijojmë me të njëjtin përkushtim; kemi hartuar një kalendar vjetor dhe dua të ftoj të gjithë kolegët e bashkive të tjera të bashkohen. Shumë mirë që vijnë në Tiranë për të bllokuar teatrin apo punë të tjera, por sa mirë sikur me të njëjtin zell që bllokojnë punët e Tiranës, edhe më Kamëz e Shkodër, të vijojë dhurimi i gjakut, sepse besoj se duhet të kemi më shumë zell për ndërtim se sa për shkatërrim; më shumë zell për kontribut se sa për bllokim! Besoj se edhe bashkitë e tjera do të ndjekin këtë shembull, por ndërkohë që Tirana është bashkia më e madhe dhe sigurisht, bashkia që ofron gjithmonë cilësinë më të lartë në çdo punë publike, do të duhet ta bëjë këtë edhe në solidaritet.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Mandej, ai shtoi se Bashkia e Tiranës do t’i përmbahet angazhimit të marrë dhe të japë kontributin e saj për të dhënë gjak.

Lidership do të thotë të bësh atë që është e drejtë, pavarësisht rrethanave. Të ndërtosh teatrin, besoj është e drejtë, të dhurosh gjak po ashtu, dhe përkushtimet janë përkushtime dhe angazhimet janë angazhime. Ne e kemi marrë këtë angazhim dhe pavarësisht rrethanave apo mënyrës se si shkon loja e politikës së ditës, pavarësisht kush bllokon apo zhbllokon diçka, pavarësisht se kush hap një sherr apo bëhet pengesë, jeta vazhdon dhe unë besoj se për gjërat që besojmë, që janë detyrime të shenjta dhe angazhime të marra, do ta mbajmë gjithnjë fjalën.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja