Aqif Rakipi kërkon mandatin e
hequr nga KQZ, padi në Gjykatë

Aqif Rakipi kërkon mandatin e<br />hequr nga KQZ, padi në Gjykatë<br>
Ish-deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi vijon betejën ligjore në gjykatë tre ditë pasi KQZ i hoqi mandatin.

Avokati i Rakipit ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një padi, ku kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe rikthimin e mandatit. Ligjvënësi i PDIU akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka marrë një vendim jo transparent. Sipas avokatëve të ish deputetit të PDIU-së, Kuvendi, përveç ligjit të dekriminalizimit ku parashikohen pesë raste të heqjes së mandatit, ka miratuar edhe një vendim, ku shton një tjetër rast të humbjes së mandatit.

Bëhet fjalë për detyrimin që kanë deputetët për të deklaruar edhe ndalimet nga Policia, pikë e cila ka prekur edhe ish deputetin Rakipi. Pak pasi me 5 vota pro, KQZ vendosi për heqjen e mandatit, ne te parin reagim, ai akuzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mori një vendim “jo transparent dhe me dyer të mbyllura”. Nderkohe qe ambasada e SHBA, e quajti vendimin e KQZ per heqjen e mandatit te deputetit Rakipi dhe Rehpvica, “provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit”.

Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, shkruhet në deklaratë.

Një padi të tillë pritet ta bëjë edhe deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica. Kjo është një e drejtë që u njihet deputetëve. Rakipit dhe Rehovicës iu hoq mandati, pasi nuk kishin deklaruar ndalimet që u ishin bërë në Itali.

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital