Arabi Saudite, doli rrugës pa perçe,
gruaja arrestohet pas kërcënimeve 

Arabi Saudite, doli rrugës pa perçe,<br />gruaja arrestohet pas kërcënimeve 
Një grua në Arabinë Saudite është arrestuar pasi doli në rrugë pa veshjen me shami që është detyrim për të gjitha femrat e vendit.

Ajo rrezikon tani të dënohet me rrahje me kamxhik pas kërcënime të shumta për jetën që mori nga qytetarët konservativë muslimanë.

Malak Al Shehri postoi një foto të sajën pa perçe, në një rrugë në kryeqytetin Riyadh, e cila u bë menjëherë virale dhe shkaktoi reagime të forta tek arabët.

Një gazetë e vendit, shkruajti se gruja u ndalua pasi policia fetare plotësoi një ankesë për veprimin e saj.

Shteti islamik zbaton një kod strikt të veshjes për femrat në publik, i ndalon ato të ngasin dhe përzierjen e gjinive në ambiente të ndryshme.

Pavarësisht kërcënimeve, disa përdorues të tjerë në rrjetet sociale e kanë përgëzuar atë për guximin dhe shprehën mbështetjen e tyre.

Redaksia Online
A.L/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?