ARABI SAUDITE - Gjykata shtetërore në Riad ka dënuar një qytetar amerikan dhe 23 të tjerë me burgim nën akuzat për përgatitje të sulmeve terroriste.
 
Agjensia Saudite e lajmeve njofton se dënimet janë nga 2 deri në 27 vjet.
 
Shtetasi amerikan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dënuar me 17 vjet burg, 6 prej të cilave do t’i mbajë për ‘krime kibernetike’.
 
Agjensia shtetërore nuk ka dhënë detaje për mënyrën se si është kryer operacioni i arrestimeve,  vetëm ka treguar se të dënuarit kanë pasur në plan të veprojnë në Arabinë Saudite dhe në Bahrain.
 
Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas jemen. Të tjerët janë shtetas të Arabisë Saudite.
 
Ndryshe, policia saudite më 1 shtator ka njoftuar se ka arrestuar 88 persona nën dyshimin se janë pjesëtarë të Al-Kaidës./REL/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)