Arabia Saudite ka ekzekutuar 47 persona të akuzuar për terrorizëm, përfshirë klerikun e shquar shiit mysliman Nimr al-Nimr. Ky lajm u bë me dije nga autoritete e ministrisë së Brendshme. Shumica e të ekzekutuarve ishin të përfshirë në një seri sulmesh të kryera nga al Kaeda në vitet 2003- 2006. Irani paralajmëroi se ekzekutimi i klerikut do t’i kushtojë Arabisë Saudite shtrenjtë.
Sheikh Nimr ishte një mbështetës i protestave masive anti-qeveritare që shpërthyen në provincën lindore në vitin 2011. Arrestimi i tij dy vjet më parë, shkaktoi trazira në vend.
Protesta shpërthyen në fillim të vitit 2011 në provincën lindore të pasur me naftë në vazhdën e Pranverës Arabe. Autoritetet saudite mohojnë se kanë diskriminuar shiitët dhe fajësojnë Iranin për nxitje të trazirave.
Arabia Saudite ka kryer më shumë se 150 ekzekutime vitin e kaluar, shifra më e lartë e regjistruar nga grupet e të drejtave të njeriut për 20 vjet. Sipas Amnesty International, Arabia Saudite është ndër vendet me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com