Arabia Saudite 'rrëmben' edhe botën e tenisit

Arabia Saudite 'rrëmben' edhe botën e tenisit

Alcaraz dhe Djokovic

Fondi i investimeve të Arabisë Saudite (PIF) është në bisedime me ATP-në për të investuar në tenis, në përputhje me atë që ka bërë në sporte të tjera si futbolli, ku bleu Newcastle United vitin e kaluar për 300 milionë paund (330 milionë euro). Veç futbollit milionat e naftës u "derdhën" edhe në golf, me turneun LIV, i cili tërhoqi disa nga lojtarët më të mirë në botë me çmime shumë milionëshe.

Presidenti i ATP Andrea Gaudenzi pranoi në një intervistë me Financial Times se ai ka pasur "bisedime pozitive" me PIF për të zhvilluar infrastrukturën, garat dhe teknologjinë e re lidhur me tenisin. Italiani siguroi se investitorët e rinj duhet të "respektojnë historinë e sportit dhe produktin".

"Duhet të ruash diçka që është e shenjtë, rregullat e sportit. Kjo nuk është një videolojë, ky nuk është një film," tha Gaudenzi.

Kjo nuk është aventura e parë e Arabisë Saudite me tenisin dhe është e mundur që finalet e ardhshme, që mbledhin lojtarët më të mirë U-21 në botë, të zhvillohen në Jeddah pas disa vitesh aktiviteti në Milano. Përveç kësaj, tenistë si Nick Kyrgios refuzuan të luanin Kupën Davis për të luajtur një turne në vendin saudit për më shumë se një milionë euro.

Andy Murray, tri herë fitues i Grand Slam-it dhe ish-numri një i botës, hodhi poshtë mundësinë për të luajtur në këtë vend. “Jo, nuk do të luaj në Arabinë Saudite”, u përgjigj britaniku.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë