Shpërthen zjarri në stacionin e trenave të shpejtësisë së lartë në qytetin Jeddah, në Arabinë Saudite.

Si pasojë e flakëve, janë plagosur pesë persona.

Tymi dhe gjuhët e flakëve ishin ende të dukshme edhe 4 orë pas shpërthimit të zjarrit.

Trafiku hekurudhor është pezulluar përgjatë 450 kilometrave që lidhin dy qytetet e shenjta të Islamit, Mekës dhe Medinës, me qytetin bregdetar të Jeddah.

Linja hekurudhore, e cila kushtoi mbi 6 e gjysmë miliardë euro, u përurua në vitin 2018 me qëllim rritjen e ofertës turistike në vend që synon të zvogëlojë varësinë e saj nga eksportet e naftës.