Arabia Saudite tërhiqet nga oferta për të organizuar kupën e botës 2030, shkak konkurrenca e fortë e Spanjës

Arabia Saudite tërhiqet nga oferta për të organizuar kupën e botës 2030, shkak konkurrenca e fortë e Spanjës

Kupa e Botës

Kandidatura treshe e përbërë nga Spanja, Portugalia dhe Maroku është përforcuar shumë sot në opsionet e saj për të organizuar Kupën e Botës 2030.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud , i cili ka qenë në kontakt orët e fundit me Greqinë dhe Egjiptin i ka informuar se do të heqin dorë nga paraqitja e kandidaturës së tyre për botërorin 2030 për shkak të fuqisë së projektit të drejtuar nga federata spanjolle së bashku me atë portugeze dhe marokene.

Pas studimit të detajuar të kuadrit real të mundësive, Arabia Saudite ka arritur në përfundimin se është e pamundur të mbizotërojë kandidaturën Spanjë-Portugali-Marok, pasi ka kuptuar punën që kanë bërë tashmë dhe avantazhin që ka në të gjitha aspektet pas vitesh punë serioze dhe serioze.

Deri më tani, vetëm kandidatura e Amerikës së Jugut me Argjentinën, Uruguain, Kilin dhe Paraguajin ka konfirmuar se paraqitet si rival i treshes Spanjë-Portugali-Marok.

Në shtator të vitit 2024 do të bëhet e ditur fituesi i kësaj gare, ku projekti i promovuar nga Rubiales dhe Gomes duket se ka gjithnjë e më shumë avantazh.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma