Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian, ka filluar ditën e djeshme zyrtarisht punë si anëtare e këtij parlamenti.

Ky lajm bëhet i ditur nga vetë Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Kokalari u zgjodh si eurodeputete në muajin maj të këtij viti.

Shqiptarja është pjesë e partisë së Moderuar të Suedisë, parti në të cilën fitoi 17.6 % të votave të përkthyera në 4 deputetë në PE.

Ndërkaq sa i përket detyrës së re, ajo ka premtuar se do të jetë zëri i Suedisë në Parlamentin Evropian.