Arben Ahmetaj: 34 mijë të punësuar më shumë se në 2017, turizmi solli mbi 2 mld euro

Arben Ahmetaj: 34 mijë të punësuar më shumë se në 2017, turizmi solli mbi 2 mld euro

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh sot se gjatë këtij viti janë punësuar 34 mijë persona më shumë se një vit më parë. Ai tha se paketa e re fiskale parashikon lehtësia për individët, por edhe biznesin.

Ai paralajmëroi se beteja kundër informalitetit do të njohë një tjetër nivel në vijim, ndërsa shtoi se të gjitha transaksionet do të futen në sitëm. Gjithashtu ministri u shpreh se ky ka qenë viti më i mirë nga turizmi, pasi të ardhurat janë mbi 2 miliardë euro.

34 mijë më shumë të punësuar se në vitin 2017. Paketa fiskale e 2019 ka prekur tatim fitimin e fashës 8-14 mln lekë xhiro, është ulur nga 15 në 5%, për mekanikën bujqësore është hequr TVSH. Kemi avancuar edhe uljen e dividentit, lehtësim edhe te të ardhurat personale, duke e ngritur nga 130-150 mijë lekë për tatimin 10%. Formalizimi i sektorit mbetet të turizmit ende sfidë. Mbi 9900 kontrolle, janë konstatuar mbi 3 mijë shkelje. Kam filluar negociatën me platformën dixhitale për të filluar për të marrë info zyrtare për të gjitha ato struktura që jepen me qira në Shqipëri. Shumë shpejt beteja jonë kundër informalitetit do të kalojë në një nivel tjetër. Futjen në sistem të të gjitha transaksioneve, do të përshkallëzohet beteja për formalizim.

Arben Ahmetaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 15/10/2018 19:26

    Me 1prill ke lind o minister

    Përgjigju
  • redi: 15/10/2018 16:08

    Ekonomia po ndryshon ,gjithashtu dhe punesimi eshte rritur por , ulja e takses per korporatat dhe mos ulja e borxhit publik eshte minus i nadh per ty . Rama duhet te zevendesoj me nje financier te zote dhe jo me figure politike si ju . Arben te drejtosh ekonomine don aftesi dhe nikoqirllek te oarase publike . Nos harro se fale dhe borxhet qe i kishte bisnesi shtetit . Si do ulet borxhi atehere?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë