Arben Çuko lë mandatin
Artur Çobani deputet për 41 ditë

Ish-deputeti socialist, Arben Çuko u emërua nga kryeministri Edi Rama Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, pas rimarrjes nga PS të 5 drejtorive që iu dhanë PD-së nga marrëveshja e 18 majit. 

Ky vendim i Ramës u pasua nga një kërkesë që Çuko i bëri Kuvendit për të lënë mandatin e deputetit dhe kjo detyroi KQZ-në që t'i rikthehej edhe njëherë listave të PS-së në Qarkun e Fierit.

KQZ vendosi sot t'i japë mandatin e Çukos Artur Çobanit i cili në zgjedhjet e 2013-ës renditej i 13-ti në listën e kandidatëve të Qarkut të Fierit. 

Çobani do jetë deputet në Kuvend për 41 ditë, deri në mbledhjen e Kuvendit rë ri javën e parë të shtatorit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër

Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër