Avokatët e Arben Frrokut kanë dorëzuar një kërkesë në Gjyaktën Kushtetuese, për të detyruar Gjykatën e Lartë që të shqyrtojë çështjen e vrasjes së Dritan Lamajt.
Në kërkesën e cila është depozituar disa javë më parë, kërkohet që Gjykata e Lartë të pranojë rekursin e Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi Arben Frokun me burgim të përjetshëm.
Ky fakt konfirmohet për Report TV nga avokati i Arben Frokut, Tonin Prendi.
Më herët Gjykata e Lartë nuk e pranoi rekursin e bërë nga avokatët e Frrokut, dukë lënë në fuqi vendimin e apelit me burgim të përjetshëm.
Por sipas avokatëve të Arben Frrokut, çështja duhet të rishqyrtohet në themel nga Gjykata e Lartë dhe për këtë ata i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë Arben Frroku ndodhet në Hollandë i arrestuar, për llogari të Shqipërisë.
Ende nuk është marrë një vendim nga gjykatat hollandeze nëse Frroku do të ekstradohet në Shqipëri ose jo.
Arben Frroku, sipas vendimit që ka dhënë Gjykata e Apelit vrau komisarin Dritan Lamaj në 25 shkurt të 2013-së.
Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com
/Shqiptarja.com