Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë të ditur se ka marrë kërkesa të shumta nga qytetar të Vlorës për të kandiduar për kryetar bashkie në këtë qytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj bën të ditur se këto kërkesa i ka marrë pas zhvillimeve të fundit politike dhe pas deklaratave të deputetit Erion Braçe për një kandidim të mundshëm në Tiranë.
Malaj thekson se ende nuk ka marrë një vendim nëse do të kandidojë apo jo, por shtoi se në asnjë rrethanë nuk do të jetë kandidat i kryesocialistit Edi Rama apo i ndonjë force tjetër politike.
Po ashtu Malaj ka theksuar se nëse do të vendosë, angazhimi i tij do të jetë vetëm si kandidat i pavarur.
Malaj gjithashtu ka shkruar se i qëndron besnik parimeve të tij dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje, të ndryshëm nga ai i Ramës.
Reagimi i Malajt:
Miredita- Të nderuar bashkëqytetarë dhe kolegë të medias,
Nisur nga zhvillimet e fundit politike dhe deklarimet e kolegut Braçe për një kandidim të mundshëm si i pavarur në Tiranë,
kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë.
Në respekt të interesit tuaj, dëshiroj të bëj këtë sqarim:
1. Parimi i Pavarësisë së Plotë
Nëse do të vendos të kandidoj, në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe përballë asnjë joshjeje apo pazari politik, nuk do të jemkurre kandidat i Edi Ramës apo i ndonjë force tjetër politike.
Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk humori i Rames.
Integriteti si Busull - Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme.
Ajo meriton një shërbim me profesionalizëm të thellë dhe një integritet të patregtueshëm.
Karrigia e kryetarit nuk duhet të jetë mjet për përfitime abuzive, por një përgjegjësi e lartë morale për t’i shërbyer qytetit me duar të pastra.
Përgjigje për Gazetarët
I vlerësoj kërkesat tuaja të shumta për intervista, por ju lutem për mirëkuptim. Në këtë fazë, nuk do të nxitoj drejt studiove televizive. Ky është një proces reflektimi i thellë dhe vendimmarrja ime do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës. Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë.
Kurrë mos thuaj kurrë" - Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: *Kurrë mos thuaj kurrë*. Nevoja për t'i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike.
"Kjo foto mbetet një kujtim i bukur i kohës kur përpiqesha të sillja në Vlorë personalitete ndërkombëtare, jo për qoka biznesi, por për të promovuar sa me shume Vloren tonë te mrekullueshme.
Në këtë foto jam me Steve Forbes. Ai ka qenë kandidat brenda Partisë Republikane për President të SHBA-ve (një garë që e humbi), por njihet botërisht si botuesi i revistës prestigjioze 'FORBES'.
Ardhja e tij në Vlorë ishte një mundësi e artë për të vënë qytetin tonë në hartën e vëmendjes së njerëzve me ndikim në botë.
"Nëse do të vendos të kandidoj, përkushtimi im do të jetë: ta bëj Vlorën gjithnjë e më të jetueshme për banorët e saj dhe gjithnjë e më sfiduese.
Mirenjohje!
Komente













O Beni trim me flet,shtie një vrave tetë..Po mirë more Beni akoma nuk u binde me kanditaturën për deputet njëherë do ta provosh dhe për kry eee?Të lumtë gjenë gjithnjë kohën për t'i shërbyer PADRONIT Sali.
PërgjigjuLere mos e pyet. Ne njesine Adminstrative SHUSHICE, aty ku linde dhe u rrite mezi te presin. Nuk shtyve per parpara as dhe nje projekt per te ngulur nje gozhde, sa ishe ne politike aktive dhe Minister i financace. Te gjithe i le me koke nga dera.
PërgjigjuPrandaj sbejme perpara ne nga keto Kufima Politike Ky zoteria vetem kur e pyesin thote jam nga Vlora se Vlora si qytet e ne si qytetare qe jetojme me Vlore sdime te kemi ndonje te mire nga keta lloj Kufomash qe e duan Vloren vetem per fundjave se i merzit rremuja ne Tirane
PërgjigjuSa per ate, thote jam nga Tepelena, nga ka origjinen e vjeter i jati.