Kjo është një foto mjaft interesante, ku politikani Arben Malaj shfaqet ndryshe për ata që janë mësuar ta shohin vetëm në foltoren e Kuvendit.

Ai ndodhet përballë studentëve në Akademinë Politike të Partisë Socialiste, ku është duke u shpjeguar me passion leksionet të rinjve.

Tema lidhet me mundësitë e jashtëzakonshme për të bërë investime afatgjata për një cilësi sa më të mire për të rinjtë ambiciozq, që duhet të sjellin kontributet e tyre pozitive në sfidat e ardhshme të vendit tonë dhe të PS-së…

arben malaj

Mësohet se Malaj dhe të rinjtë kanë diskutuam për mirëqeverisjen, si një nga avantazhet që PS duhet t’iu ofrojë shqiptarëve menjëherë pas fitores së saj në zgjedhjet parlamentare 2013…

E, ndërkohë, padyshim një falenderim i veçantë nga ana e Malajt ka shkuar për organizatorët dhe studentët pjesmarrës.


Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)