TIRANE-Ish-ministri socialist në kohën e Fatos Nanos, Arben Malaj ka paditur në gjykatën Administrative Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin për shkarkimin nga detyra si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë në seancën e fundit të sesionit të kaluar në muajin dhjetor. Shumica socialiste e shkarkoi Malajn me arsyetimin e me deklaratat e tij kishte shkelur etikën.
Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Malaj në dhjetor renditi disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ai akuzoi qeverinë dhe Kuvendin se i bënë gjyq politik për shkak se në pozicionin e tij në Bankën e Shqipërisë ka votuan kundër interesave të "klientëve" të tyre. Ai u shpreh se në Komision ndjeu trishtim për qëndrimet e kolegëve, por ironizoi duke thënë se i mirëkupton pasi sipas tij, kreu i qeverisë Edi Rama është i frikshëm për deputetët dhe familjet e tyre.
Shumica e akuzoi Arben Malajn me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019, ai kishte bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut, dhe në kundërshtim me kompetencat e postit të tij publik. Arben Malaj, ish-ministër i Financave, ishte emëruar anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në korrik të vitit 2016.