Arben Pëllumbi në ‘Kontrast’: Kandidatët për president duhet të propozohen nga 20 deputetë! Nuk duhet të shpikim forma të reja

TIRANË- Deputeti socialist, Arben Pëllumbi, tha për ‘Kontrast’ në Report TV se për të zgjedhur Presidentin e Republikës i duhet qendruar strikt Kushtetutës. Ai tha se e mira në këtë proces do të ishte që 20 deputetë të sillnin një kandidaturë në Kuvend duke i konkretizuar propozimet për kreun e ri të shtetit.

Pëllumbi u shpreh se opozita tentoi t’i imponohej mazhorancës duke vendosur kushte për 8 emrat e saj, apo duke shtyrë mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve. Sipas tij, fakti që PD e drejtuar nga Alibeaj u ftua në bashkëbisedim nuk do të thoshte se ata kishin të drejtën për të vendosur.

“Konsumoi tre raunde Kuvendi i Shqipërisë sesi e kërkun Kushtetuta. Mënyra si u zhvilluar procesi, unë jam i bindur që ne në politikë nuk duhet më të shpikim mënyra. Është në Kushtetutë që çdo kandidat duhet të ketë mbështetjen e 20 deputetëve. Nëse do të bëhej procesi i tillë s’do të kishim djegie raundesh, por djegie emrash. Megjithatë ne ecëm në rrugëm sesi janë zgjedhur presidentët dhe gjithësesi i dhamë opozitës mundësinë të jetë pjesë e procesit. Nuk i dhamë të drejtën ta zgjedhin ata, por të drejtën për të bashkëbiseduar. Nuk i dhamë të drejtë të vendoste kushtin që të sillte tetë emra, pastaj ne të hiqnim dhe të zgjidhej njëri prej tyre. U lakuan disa emra, por nuk erdhën kurrë zyrtarisht si propozime të PD  para grupit socialist. Të tre mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve më tepër u kthyen në arenë debatesh brenda opozitës sesa të kryente detyrën e saj si konferencë. Ne e kemi nisur procesin në 29 prill, na u kërkuar ta shtyjmë dhe e caktuam në 4 maj. Në 4 maj kërkuan sërisht ta shtyjnë dhe e shtymë në datën 10. Në datën 10 u mor vendimi dhe filloi procesi. Kushtetuta thotë deri në 7 ditë, pra në çdo moment brenda 7 ditësh por ne e shtymë në kufirin maksimal. Opozita nuk mund të na imponohej duke thënë këta janë emrat, o merri ose ne ikim. Ne duhet t’i qëndrojmë strikt propozimit të një emri me 20 firma” – tha Arben Pëllumbi.

Në ‘Kontrast’, deputeti socialist u ndal edhe te problematika e brendshme e PD. Ai tha se për emrin e kreut të ri të shtetit u negociua me Enkelejd Alibeajn dhe mbështetësit e tij, pasi PS që në fillim vendosi ta zhvillojë procesin vetëm me palët që njihen institucionalisht.

Sipas Pëllumbit, ky vendim u mor për të shmangur çdo interpretim nëse PS mbështet ndonjë palë brenda opozitës.

“Partia Socialiste për të mos hyrë në debatin se cilin krah mbështet brenda PD-së, qëndroi strikt faktit që duhet të bisedohet me grupet parlamentare. Kjo nënkupton se ne njohim pjesën institucionale, sepse çdo tentativë për të biseduar me të tjerë, do të interpretohej. Mendoj që kemi qënë të ndershëm në këtë. Kur vjen fjala për të zgjedhur figurën e parë të shtetit kur ne nuk i kemi numrat në tre raunde, normalisht do ta kërkonin zgjidhjen permës bashkëbisedimit në Kuvend” – tha Pëllumbi.

Ai u ndal edhe tek sistemi i Drejtësisë dhe reforma. Pëllumbi u shpreh se nga drejtësia të gjithë presin që të luftohet pandëshkueshmëria.

“Ne presim që sistemi i ri i drejtësisë fenomenin e pandëshkueshmërisë ta trondisi fort sepse e ardhmja e Shqipërisë si vend evropian që zhvillohet dhe përparon nuk duhet të ketë vend për një politikë të tillë ku pandëshkueshmëria është gjerësisht e hapur. Kërkojmë një shtet që duhet të fillojë nga drejtësia, sepse me vendimet që merr dhe drejtësinë që jep, edhe politika ecën në kanalet ku duhet të ecë” – tha deputeti socialist për emisioin ‘Kontrast’ në Report TV.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Pëllumbi 'ndryshe' nga Rama: Ja pse nga sot President mund të zgjidhet edhe një deputet i PS

 

Ndryshe nga Kryeministri Edi Rama, deputeti socialist Arben Pëllumbi tha se në këtë fazë të procesit Presidenti i ri mund të gjehet edhe brenda radhëve të grupit parlamentar socialist.

Ai u shpreh se kushti i vendosur nga Rama që Presidenti të mos ishte një deputet aktual u vendos sepse opozita ishte pjesë e tryezës së diskutimit. Por sipas Pëllumbit, tani që PD i ka djegur tre raunde, mazhorancës i lind e drejta të vendosë mjafton që vendimi të jetë në përputhje me Kushtetutën.

Pëllumbi tregoi edhe hapat që do të ndjekë procesi deri në raundin e katërt. Ai tha se do të jetë Kryesia e PS ajo që do ta përcaktoj përfundimisht kandidatin.

“Ajo që do të ndodhë është që ne do t’i rikthehemi procesit që nisëm. Pra ne e nisëm duke mbledhur emra nga Grupi Parlamentar dhe qytetarët përmes adresës elektronike. Ne do të fillojmë prap procesin brenda vetes tonë për të gjetur emrat konkretë. Sigurisht që pjesa më e rëndësishme do të zhvillohet në Grupin Socialist Parlamentar. Me siguri do të kemi një mbledhje Kryesie të PS dhe më pas Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për raundin e radhës. Secili nga ne është i lirë për të diskutuar dhe propozuar në Grup dhe në Kryesi që do të japë edhe verdiktin final. Brenda deputetëve socialistë ka pasur qëndrime të ndryshme sa i përket kushtit që kandidati nuk duhet të jetë një nga deputetët. Ky kusht u vendos meqenëse u ftua opozita në bashkëbisedim dhe nuk donim që të paragjykohej mazhoranca sikur do të zgjidhte një nga deputetët. Mendoj që tani çdo mundësi hapet. Megjithatë opozita mund të propozojë ende edhe në raundin e katërt, mjafton ta propozojnë 20 firma deputetësh” – tha Arben Pëllumbi për ‘Kontrast

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën