Ndryshe nga Kryeministri Edi Rama, deputeti socialist Arben Pëllumbi tha se në këtë fazë të procesit Presidenti i ri mund të gjehet edhe brenda radhëve të grupit parlamentar socialist.
Ai u shpreh se kushti i vendosur nga Rama që Presidenti të mos ishte një deputet aktual u vendos sepse opozita ishte pjesë e tryezës së diskutimit. Por sipas Pëllumbit, tani që PD i ka djegur tre raunde, mazhorancës i lind e drejta të vendosë mjafton që vendimi të jetë në përputhje me Kushtetutën.
Pëllumbi tregoi edhe hapat që do të ndjekë procesi deri në raundin e katërt. Ai tha se do të jetë Kryesia e PS ajo që do ta përcaktoj përfundimisht kandidatin.
“Ajo që do të ndodhë është që ne do t’i rikthehemi procesit që nisëm. Pra ne e nisëm duke mbledhur emra nga Grupi Parlamentar dhe qytetarët përmes adresës elektronike. Ne do të fillojmë prap procesin brenda vetes tonë për të gjetur emrat konkretë. Sigurisht që pjesa më e rëndësishme do të zhvillohet në Grupin Socialist Parlamentar. Me siguri do të kemi një mbledhje Kryesie të PS dhe më pas Konferenca e Kryetarëve do të vendosë për raundin e radhës. Secili nga ne është i lirë për të diskutuar dhe propozuar në Grup dhe në Kryesi që do të japë edhe verdiktin final. Brenda deputetëve socialistë ka pasur qëndrime të ndryshme sa i përket kushtit që kandidati nuk duhet të jetë një nga deputetët. Ky kusht u vendos meqenëse u ftua opozita në bashkëbisedim dhe nuk donim që të paragjykohej mazhoranca sikur do të zgjidhte një nga deputetët. Mendoj që tani çdo mundësi hapet. Megjithatë opozita mund të propozojë ende edhe në raundin e katërt, mjafton ta propozojnë 20 firma deputetësh” – tha Arben Pëllumbi për ‘Kontrast’
Lajmi kryesor:
Arben Pëllumbi në ‘Kontrast’: Kandidatët për president duhet të propozohen nga 20 deputetë! Nuk duhet të shpikim forma të reja
B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kandidatja e Fierit ironizon sërish Bardhin nga mitingu i Athinës: Kam ardhur t'ju flas për ty, do të tregojnë vendin në 11 Maj
31 Mars, 15:07
-
Mërtiri për Report Tv: Berisha është bashkuar me ‘opozitën e kërpëratave’, bëri lista që askush mos t’i kërkojë dorëheqje
31 Mars, 13:27
-
Takimi i Ramës në Athinë/ Guri në Report TV: Dera e hapur e BE, falë diasporës shqiptare! Përveç retorikës, Athina zyrtare s'ka ofruar asgjë për Shqipërinë
31 Mars, 12:31
-
FOTOLAJM/ Rama: Vota për mua e PS, për Shqipërinë në 'sofrën' e qytetërimit evropian
31 Mars, 09:07
-
Rama ndan videon nga takimi me emigrantët në Athinë: Emocioni i një të diele kuqezi!
31 Mars, 08:07
-
Fjala e PLOTË/ Edi Rama nga Athina: Do uleni në çdo tryezë të Europës si shqiponja! Ju e dini çfarë poshtërimesh keni hequr (VIDEO)
30 Mars, 19:54
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme! (VIDEO)
30 Mars, 14:22
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
‘Me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në BE!’ Kryeministri Rama poston me simbolikë dhe apelon: Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën!
30 Mars, 12:36
-
Rama: Greqia të heqë ligjin e luftës, absurd! Përplasja për Belerin? Bufi nacionalist bëri lëmsh dynjanë! Njohjen e pensioneve përmes integrimit, ulemi në BE si shqiponja (VIDEO)
30 Mars, 10:52
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21