Deputeti i PS, Arbën Pëllumbi ka komentuar deklaratat dhe sulmet e ashpra të Ilir Metës ndaj qeverisë, duke thënë se tashmë të gjithë e dinë se ai ka dalë nga roli tij. Në një intervistë për 'Sot Live në Shqipëria' në Report Tv, Pëllumbi madje bëri një deklaratë të fortë se Meta drekon dhe darkon thuajse çdo ditë me individë politikë në zonën e Saukut dhe për të kjo është e pakuptimtë pasi tregon se ai po merret me fushatën elektorale.
"Presidenti nuk vepron më si i tillë por del hapur në krah të opozitës me të gjitha deklarimet, veprimet dhe organizimet që ai kryen. Në zonën që mbuloj unë atë të Saukut, presidenti është prezent në këtë zonë për dreka e darka. Presidenti nuk ka pse të jetë ditë për ditë duke drekuar e darkuar me individë politik. Nuk janë individ që ka punë presidenca, mund të jenë miq të afërm të tij ok, por ditë për ditë në të njëjtën zonë të lë të mendsh se diçka po ndërtohet. Pastaj kur Presidenti ka kryer disa verimet që nuk i takojnë fare dhe të bëjë gjeste që janë shumë larg figurës së tij si unitet i kombit si përplasja te FRD. Tashmë u mësuar se Presidenti mund të bëjë gjëra të tilla, por në bazë ligjore Presidenca të ngre një institucion paralel për të kontrolluar zgjedhjet është e pa kuptim. Kjo është detyrë e KQZ që e bën atë. dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të fusë duart në këtë pjesë, ai duhet të jetë i paanshëm dhe vetëm të vëzhgojë, mund të adresojë problematika por jo të jetë në terren është non sens", tha Pëllumbi.
Pëllumbi diskutoi edhe për fushatën elektorale në kushtet e pandemisë, ku tha se nuk do të ketë mitingje të mëdha fizike për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Kandidati për deputet i PS në Tiranë, Pëllumbi komentoi edhe grumbullimet që krijon kryedemokrati Basha gjatë takimeve me simpatizantët e tij duke thënë se kjo nuk do i sjellë avantazh, përkundrazi do të jetë dëm që i bën vetes dhe njerëzve më të cilët jeton duke u rrezikuar jetën.
"Klima politike në terren është e qetë, me përjashtim të disa rasteve që besoj se do ngelen të shkëputura. Në kushtet e pandemisë, fushat bëhet edhe më e vështirë, pasi nuk ke mundësi të kontaktosh njerëzit dhe të ndash problematikat dhe rezultat që janë bërë deri tani. Sado ta shtosh numrin e takimeve gjatë ditës, numri i banorëve të takuar është i pakët për respektimin e masave të vendosura për pandeminë. Fushata do të vijojë të bëhet në grupe të vogla dhe në kushtet që ndodheni nuk do të kemi miting të madh fizik, mund të jetë online. Shkelja e rregullave nga Basha me elektoratin nuk e vë atë në avantazh dhe të gjithë duhet të jenë të qartë se një shkelje e këtyre rregullave nuk është mesazh ndaj kundërshtarit tënd por një dëm që i bën vetën dhe familje dhe njerëzve që jeton ditë për ditë", tha Pëllumbi.