Arben Sefgjini i ndalon Perikli
Shqevit të mbajë çakmak

Arben Sefgjini i ndalon Perikli<br />Shqevit të mbajë çakmak
TIRANE- Ish të përndjekurit Perikli Shqevi nuk i lejohet të mbajë me vete mjete që shkaktojnë zjarr, pasi në rast të kundërt aim und të rikthehet sërisht në burg. Shqevi tashmë është vënë në shërbim prove, dhe një ndër pikat është dhe mos mbajtja e çakmakut apo shkrepëses në xhep apo dhe në ambjentet e shtëpisë së tij.
 
Perikli Shqevit, do ti duhet të qëndrojë 3.9 vite në shërbim prove, ku në xhepa nuk duhet të mbajë me vete shkrepse dhe çakmak. Përpos faktit se ish-i përndjekuri politik nuk duhet të shoqërohet me persona me precedentë penalë, kusht që është qartësuar dhe në vendimin e dënimit të Gjykatës së Tiranës, Shqevi tashmë nëse do të kapet me çakmak apo shkrepëse me vete, do të rikthehet sërisht në qelitë e burgut.

Kjo pasi ai është vënë në shërbim prove dhe se në kontaktet e para që ka marrë me këtë shërbim, Shqevit i është pohuar se nuk duhet të mbajë me vete sende që shkaktojnë zjarr, pasi në të kundërt do të arrestohet për shkelje të kushteve të vendosura nga gjykakta dhe vetë Shërbimi i Provës, institucion ky që drejtohet nga Arben Sefgjini. Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, Shqevi sqaron se në vijushmërinë e këtyre masave, atij i kanë hequr dhe dritat elektrike, kur për pasojë nuk ka mundsi as të gatuajë ushqimin. Të gjitha këto masa, vijnë pasi Shqevi u shpall fajtor nga gjykata e Tiranës, si autor i zjarrvënies të qëllimshme ndaj shokut të tij, Gjergj Ndreca.

Zoti Shqevi, si është e vërteta e vënies në shërbim prove nga ana juaj dhe çfarë ju kërkojnë konkretisht?
Unë jam arrestuar disa herë për rastin e Gjergj Ndrecës. Lidhur me këtë ngjarje kam dalë në gjykatë dhe si përfundim jam dënuar nga gjykata e Tiranës, me masën 3.6 vite burg. Por më pas ky vendim më është hequr dhe është vendosur lirimi im me kusht. Kushte më kanë vënë të ndryshme, ku më ndalohet që të shoqërohem me persona me rrezikshmëri të lartë në shoqëri dhe me persona që janë dënuar nga sistemi i drejtësisë. Të paktën kështu është deklaruar në vendimin e gjykatës, por që tani më thanë në gjykatë dhe në shërbim prove se sduhet të mbash asnjë send zjarrvënës me vete, duke filluar që nga çakmaku dhe shkrepsja.

Ju jeni duhanpirës i rregullt si ja bëni për të ndezur cigaren?
Si tja bëj. Ndez cigaren tek persona të ndryshëm, ku ti gjej në rrugë. Një ditë e ndeza tek një polic rrugor. Unë duhanin nuk mund ta le.

Duke qënë se keni marrë kontakte me shërbimin e provës dhe sju lejojnë të mbani zjarr me vete, po në ambjentet e shtëpisë si ja bëni?
Në shtëpi mua më kanë prerë dritat. Një veprim i tillë është marrë kohët e fundit, dhe se dyshoj se është pjesë e masave që siç duket më kanë vënë në shërbim prove. S’kam ku të gatuaj, vete ushqehem jashtë dhe çfarë më sjellin miq e shokë.

Prokuroria kërkon dënimin tuaj me burg, pasi ka apeluar vendimin e gjykatës. Juve çfarë mendimi keni për këtë?
Prokurori e ka bërë apelimin por ai apelim është tërësisht me probleme, duke filluar që nga datat që ka shënuar në krye të kërkesës së apelimit dhe deri tek një person që quhet Esat Tafaj. Nuk e di se çfarë kërkon ky person në dosjen time, pasi këtë unë as e njoh as e kam takuar ndonjëherë në jetën time.
 
Shkrimi u publikua sot (22.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë